-Kulturë

1952/Kur Gjon Mili nderohej në “takimin e 12 ndërkombëtar të fotografisë”


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:24 - 27/06/21 |
Opi Nion

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 27 Qershor 2021

 “American Photographer” ka botuar, në dhjetor të 1981, një shkrim special për fotografin e njohur shqiptaro-amerikan Gjon Mili, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 Raport nga Provence (Francë)

Arles, Francë – Në 1952, Gjon Mili udhëtoi në çdo cep të Provence për të bërë një ese për revistën Life; këtë vit, ai u kthye si i ftuar nderi në “Takimin e dymbëdhjetë ndërkombëtar të fotografisë”, ku fotografët mblidhen gjatë gjithë verës për ekspozita, prezantime dhe seminare studentore.

 Për Milin ishte një përvojë mbresëlënëse dhe shumë nga miqtë e tij (përfshirë Henri Cartier-Bresson, i cili rrallë merr pjesë në evenimente të tilla) bënë një përpjekje të veçantë për të qenë me të.

 Puna e Milit u prezantua një mbrëmje në pjesën e jashtme të teatrit antik romak. Në shfaqjen e imazheve të tij në atë ekran gjigant dhe veçanërisht ai i maces së tij Blackie, fytyra e Milit rrezatoi. Në përfundim të prezantimit, ai u gjet përballë një turme të madhe dhe me hezitim qëndroi për të pritur duartrokitjet e audiencës. I pyetur nëse ndihej shkëlqyeshëm, Mili u përgjigj në mënyrë tipike të matur : “Jo, por ndihem më mirë.” — A.W.

 

Pas