-Kulturë

1950/ Frikë mos vonohej, Enver Hoxha uroi para kohe Stalinin për 71-vjetor


               Publikuar në : 15:48 - 23/07/19 |
xhu lia

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 23 Korrik 2019

“L’Aube” ka botuar, të hënën e 20 nëntorit 1950, në ballinë, një shkrim në lidhje me urimin para kohe të 71 vjetorit të Stalinit nga Enver Hoxha, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

“Telegramet vazhdojnë ende të dynden, me sa duket, në redaksinë e Izvestia-s, për shtatëdhjetë vjetorin e Stalinit.

Gazetat vazhdojnë të botojnë me besnikëri këto mesazhe besimi.

Kreu i qeverisë shqiptare kishte frikë se mos vonohej, thotë gojëria popullore. Kështu Enver Hoxha – vetë ai – sapo i ka dërguar para kohe urimet e tij për 71 vjetorin babait të vogël të popujve, i cili do të festohet më 21 dhjetor !”

Pas