Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

1946/ Intervista e ministrit të oborrit mbretëror në Shqipëri

2020/11/16 at 10:26 AM
në Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
1946/ Intervista e ministrit të oborrit mbretëror në Shqipëri

Nga Aurenc Bebja-“Paris-presse” ka botuar, të enjten e 29 gushtit 1946, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me intervistën ekskluzive të korrespondetit të saj me Sotir Martinin, ministrin e Oborrit Mbretëror të Shqipërisë, në Egjipt.


Egjipti, vendi i të mërguarve

Një fëmijë mbretëror 7 vjeçar në një vilë periferike…

(Nga korrespondenti ynë special Charles Favrel).

 Aleksandri, … gusht. Na ishte dikur në brigjet e Adriatikut, një vend i vogël malor i quajtur Shqipëri. Kishte vetëm një minimum grindjesh të fqinjësisë së keqe atje, vetëm sa për të ruajtur para botës reputacionin e mjerueshëm të Ballkanit. Një mbret i vogël, mbreti Zog, udhëhiqte popullin e tij të mirë, vështirë më i emancipuar sesa ai i kohës së Wisigoths-ëve.

 Mbret shumë parisien, martesa e të cilit ishte festë e revistave ndërkombëtare, sepse nusja e re ishte kontesha e bukur Geraldinë Apponyi, mbretëresha e mbretëreshave të të gjitha Rivierave.

 Heshtja ra në lumturinë e çiftit, pastaj më 6 Prill 1939, në Tiranën me diell, këmbanat e kishave dhe hoxhallarët e xhamive i njoftuan botës lindjen e një princi.

 Me nxitim ambasadorët dhe ministrat e plotfuqishëm nxituan në pallatin mbretëror për të sjellë urimet e kombeve të huaja.

 Urime, buzeqeshje, gëzim. E ardhmja rrezatonte me qartësi kur një zotëri solemn hyri për tu përzier me turmën e personazheve shumëngjyrësh. 

… Është Aleksandri, trashëgimtari i Shqipërisë për të cilin fati dhe gjithashtu OKB-ja. qëndrojnë akoma të heshtur

Ashtu si të tjerët, ai i ledhatoi fytyrën rozë të porsalindurit, pastaj iu afrua mbretit dhe, i përulur sipas rregullave të protokollit, i dha një mesazh.

Telegram nga Viktor-Emanueli, menduan, sepse e kishin njohur ambasadorin italian. Mbreti shpalosi letrën, fytyra e tij u zbeh, duart e tij u drodhën, mesazhi ra në djepin e fëmijës, sepse historia ndonjëherë di të kursejë efektet e makiavelizmit dhe ky mesazh, dhuratë e ngjarjes së gëzuar nga Musolini, ishte një ultimatum.

 Të nesërmen, më 7 prill 1939, në agimin e së Premtes së Madhe (Shenjtë), flota dhe forca ajrore italiane bombarduan Tiranën, trupat zbarkuan, duke shtypur në 24 orë rezistencën e dëshpëruar të një grushti burrash dhe familja mbretërore mori nëpërmjet malit rrugën e mërgimit.

Kanë kaluar shtatë vjet. Në plazhin e Ramlech, afër Aleksandrisë, një djalë i nxirë, i bukur si vajzë, përshkon ujin e ngrohtë : Aleksandri, trashëgimtari i fronit të Shqipërisë.

Një vilë në periferi

“Kush e di ?”, duket se pëshpërit me vete, duke parë fëmijën. Z. Sotir Martini, Ministër i Oborrit Mbretëror të Shqipërisë, i cili më solli këtu.

“— E shihni, tha ai, mbretërinë e princit të vogël : një vilë në periferi, një kopsht, një roje egjiptiane nën një ombrellë. Qesharake, apo jo ? Vetëm, përpara nesh, prapa këtij horizonti detar, gjendet Shqipëria dhe njerëzit e saj.”

Unë raportoj këtu në mënyrë të paanshme fjalimin e ministrit, natyrisht duke i lënë atij karakterin personal që i jep :

“—  E kush po na pengon të kthehemi në shtëpi ? Një farë gjenerali Hoxha, agjent i njëfarë zotit Tito. Z. Tito është një hero legjendash, dhe mbreti Zog tani është vetëm një mbret qesharak, mund të thoni. Pra, është mjaft e komplikuar : paqja me Triesten, Hungarinë, Poloninë, Besarabinë dhe pjesën tjetër : nuk do ta shtojnë edhe Shqipërinë në të.

Eh po ! Por kur, më 7 prill 1939, bota e indinjuar protestoi kundër agresionit italian, ne besuam në drejtësinë e kombeve. Mbreti Zog, në mërgim në Greqi, Turqi, Rumani, Poloni, Angli, u prit kudo si një mbret martir viktimë e shtypësit. Lufta ndoqi rrjedhën e saj, pastaj u arrit fitorja, dhe bashkë me të edhe shenjtërimi i mbretërimit të Titos në Ballkan nga Rusia.

Mbreti Zog kërkoi, në të drejtë të tij, mbështetjen e Kombeve të Bashkuara në Konferencën e San Francisco-s. Askush as nuk iu përgjigj. Pretendonin se në Shqipëri u mbajtën zgjedhjet. Sikur zgjedhjet e lira mund të ndodhnin nën kujdesin e një Tito-je, i cili, pasi ishte udhëheqësi i partizanëve të një lufte të veçantë, do të mbahet mend si heroi i trishtë (i keq) i gjyqit Mihajloviç.”

“Duan të copëtojnë Shqipërinë”

“Dhe tani duan të ndajnë (copëtojnë) Shqipërinë. Greqia po kërkon tashmë pjesën e saj, por askujt nuk i intereson se çfarë mendojnë njerëzit (të interesuarit). Sidoqoftë, në emër të tyre, Mbreti Zog do të vazhdojë t’u drejtohet Kombeve të Bashkuara, sepse një mbret nuk mund të heqë dorë nga froni, edhe pas largimit nga vendi i tij si arsye e pushtuesit, pa u dëbuar nga populli i tij.

 Para se të ishte lajmëtari i keq i ultimatumit të zotit të tij, ambasadori italian e pyeti një ditë Mbretin Zog se çfarë mendonte për të ardhmen e irredentizmit fashist : “Duhen tre gjëra për të bërë një perandori, iu përgjigj mbreti. Një popull i denjë për të, shumë para, shumë gjak.”

 Një perandori tjetër, e re në Evropë, tani po kërkon të konsolidojë irredentizmin e saj. Nuk e di nëse këta njerëz janë të denjë dhe nëse kanë shumë para, por një gjë është e sigurt, se ata që janë afër tyre nesër do të shohin të derdhet ende shumë gjak.”

Ministri thirri fëmijën mbretëror që të ktheheshin në shtëpi ndërsa po qeshte me fatin e tij duke luajtur, i vetëm dhe i zhveshur, ende duke mos e kuptuar fjalën “megrim”, kuptimi i së cilës do t’i shpjegohet më vonë, kur të mësojë ta shqiptojë shkronjë për shkronjë.

https://www.darsiani.com/la-gazette/paris-presse-1946-intervista-ekskluzive-me-sotir-martinin-ministrin-e-oborrit-mbreteror-te-shqiperise-ne-egjipt-rrefimi-per-mbretin-zog-princ-leken-hoxhen-dhe-titon/



Ju sugjerojmë

Dëborë dhe akull në veri, thirrje për kujdes ndaj drejtuesve të mjeteve në këto akse
Aktualitet

Dëborë dhe akull në veri, thirrje për kujdes ndaj drejtuesve të mjeteve në këto akse

2 Janar, 2026 9:24 pm
Prince Caffe: Lajm i rremë i porositur, ne bashkëpunojmë me brende globale
Aktualitet

Prince Caffe: Lajm i rremë i porositur, ne bashkëpunojmë me brende globale

2 Janar, 2026 7:57 pm
U tall me nënshtetësinë e tij franceze,Clooney- Trump: Ta bëjmë Amerikën madhështore
Bota

U tall me nënshtetësinë e tij franceze,Clooney- Trump: Ta bëjmë Amerikën madhështore

2 Janar, 2026 6:55 pm
Izraeli kryen sulme të reja ajrore në jug të Libanit
Bota

Izraeli kryen sulme të reja ajrore në jug të Libanit

2 Janar, 2026 6:33 pm
Kosova e nisi vitin 2026 pa buxhet
Kryesore

Kosova e nisi vitin 2026 pa buxhet

2 Janar, 2026 5:11 pm
Zbulohet si nisi zjarri që i mori jetën 47 personave brenda lokalit në Zvicër
Bota

Zbulohet si nisi zjarri që i mori jetën 47 personave brenda lokalit në Zvicër

2 Janar, 2026 4:31 pm
Auto-Skicë
Kronikë

Orikum/ Burri vret gruan dhe më pas vetëvritet në garazh

2 Janar, 2026 3:16 pm
Korçë/ Prezencë akulli në rrugë, Policia apel qytetarëve: Përdorni zinxhirë
Aktualitet

Korçë/ Prezencë akulli në rrugë, Policia apel qytetarëve: Përdorni zinxhirë

2 Janar, 2026 1:54 pm
Auto-Skicë
Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shkodër, humb jetën çifti i bashkëshortëve

2 Janar, 2026 10:53 am
Auto-Skicë
Bota

“I përpiu zjarri”, çfarë e shkaktoi tragjedinë e Zvicrës?

2 Janar, 2026 9:26 am
Para
Lleshaj: Krimi në vend ka pësuar ulje, janë goditur 30 grupe kriminale

Lleshaj: Krimi në vend ka pësuar ulje, janë goditur 30 grupe kriminale

Në SHBA do të shtohen masat kufizuese kundër koronavirusit

Në SHBA do të shtohen masat kufizuese kundër koronavirusit

Çfarë ndodh brenda laboratorit të ISHP? Rama publikon videon

Çfarë ndodh brenda laboratorit të ISHP? Rama publikon videon
















TE FUNDIT

Dëborë dhe akull në veri, thirrje për kujdes ndaj drejtuesve të mjeteve në këto akse

Dëborë dhe akull në veri, thirrje për kujdes ndaj drejtuesve të mjeteve në këto akse
2 Janar, 2026

Prefekti i Qarkut Shkodër informon se gjatë orëve të fundit janë marrë një numër i konsiderueshëm telefonatash nga qytetarë në...

Lexo më shumë

Prince Caffe: Lajm i rremë i porositur, ne bashkëpunojmë me brende globale

Prince Caffe: Lajm i rremë i porositur, ne bashkëpunojmë me brende globale
2 Janar, 2026

Brendi Prince Caffe, si një ndër më cilësorët në rajon, është i pranishëm në shumë shtete evropiane dhe në Shtetet...

Lexo më shumë

U tall me nënshtetësinë e tij franceze,Clooney- Trump: Ta bëjmë Amerikën madhështore

U tall me nënshtetësinë e tij franceze,Clooney- Trump: Ta bëjmë Amerikën madhështore
2 Janar, 2026

Aktori i njohur hollivudian George Clooney ka reaguar ashpër ndaj Presidentit amerikan Donald Trump, pasi ky i fundit kritikoi vendimin...

Lexo më shumë

Izraeli kryen sulme të reja ajrore në jug të Libanit

Izraeli kryen sulme të reja ajrore në jug të Libanit
2 Janar, 2026

Izraeli ndërmori disa sulme ajrore në Libanin jugor, në përfundim të afatit të vendosur për çarmatosjen e grupit militant Hezbollah...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com