Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

1942/ Kur Faik Konica zemërohej me Mbretin Zog, Fan Noli e bindi që të ndryshojë mendim

2022/09/24 at 2:10 PM
në -Kulturë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
1942/ Kur Faik Konica zemërohej me Mbretin Zog, Fan Noli e bindi që të ndryshojë mendim

Nga Aurenc Bebja


“The Nation” ka botuar, me 18 maj 1942, në faqen n°33, një shkrim – intervistë për Faik Konicën (studiuesi, politikani, diplomati dhe atdhetari i shquar shqiptar do të ndërronte jetë vetëm pak muaj më vonë, me 15 dhjetor 1942).

I dërguari i harruar

Mbreti Zog mori pasuritë e Shqipërisë – Ministri Konica thjesht i kujton ato 

Ndër botimet e Uashingtonit, vetëm numëratori telefonik i jep tani Faik Bej Konicës një titull zyrtar. Ashtu siç u fut për herë të parë në vitin 1921, edhe numri aktual përmend : “F. Konica, ministër shqiptar”.

Drejtoria diplomatike e hoqi atë nga lista e saj në qershor 1939. Sepse kur trupat e Musolinit kaluan Adriatikun atë prill dhe larguan mbretin Zog nga Tirana, Britania vazhdonte të ndiqte zbutjen (qetësimin e marrëdhënieve) dhe në këtë rast Shtetet e Bashkuara me sa duket ndoqën shembullin. Në çdo rast, pasi Duçe shkriu kurorën shqiptare me atë italiane dhe shfuqizoi shërbimin e jashtëm të Zogut, Departamenti i Shtetit njoftoi Konicën se njohja e tij ishte tërhequr. 

Në Shqipëri Konica pati qenë pronar, studiues dhe politikan. Ai i rafinoi dialektet e vrazhda të shqipes në gjuhën e parë letrare të vendit të tij. Dhe me peshkopin Fan S. Noli, Patriark i Kishës Ortodokse Shqiptare, tani në Boston, ai ndihmoi në krijimin e republikës së pas-Versajës, e cila i dha fund 500 viteve të sundimit osman. 

Diplomatët ballkanikë i vlerësojnë Konicës rolin kryesor në bërjen e aventurierit fantastik Zog një monark pas prishjes së sundimit republikan të fiseve primitive, baritore të Shqipërisë. Konica nuk bën asnjë mohim. Dikur një “bon vivant” dhe zot i një legate të vendosur në hotelin Mayflower, por tani një burrë i lodhur e i moshuar, ai vëzhgon muret e rreshtuara me libra të apartamentit të tij modest e beqar dhe thotë : “Jam dënuar për mëkatet e mia.”

Krijuesi i mbretit Konica jeton në mënyrë të thjeshtë pa makinë apo shërbëtor, me mjete personale të plotësuara herë pas here me kontribute nga Vatra, organizata kulturore e 40.000 shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara. Përveç telegrameve të nxituara të dërguara në Stamboll dhe Paris gjatë rrugës nga Tirana, Konica nuk ka dëgjuar asgjë nga Zogu që nga arratisja e tij nga italianët.

Nga ajo arratisje vetë Zogu nxori një fitim të madh. Ai shtoi rezervën e arit prej 350.000 dollarësh të Thesarit Shqiptar në pasurinë e tij të madhe personale, të depozituar më parë në bankat zvicerane dhe angleze. Ai tha atëherë se ari do të ndihmonte shërbimin e jashtëm të Shqipërisë të mbante gjallë shkëndijën e pavarësisë. Zogu, mbretëresha Geraldinë dhe grupi i tyre prej 37 personash kanë tani një apartament në Ritz në Londër dhe një pronë në fshat në Ascot, marrë me qira Lord Patmore, vëllait më të madh të Sir Stafford Cripps.

Një zëdhënës i bashkatdhetarëve që organizojnë një lëvizje për pavarësinë shqiptare në Londër së fundmi ka njoftuar këshillat e Konicës mbi udhëheqjen dhe synimet. Në një përgjigje të shquar për vlerësimin e sinqertë të monarkut të tij dhe të vetes së tij, si dhe për vështrimin që jep në rrjetat e shtrira të politikës ballkanike, Konica u përgjigj :

“Ju e dini mendimin tim për inkoherencën e tij pompoze dhe prirjen e tij për tradhti. Zogu më dukej një përzierje kurioze e dy personazheve shekspiriane, domethënë Dogberry dhe Iago. Por peshkopi Noli, të cilin e vizitova kohët e fundit në Boston, ia doli të shkundte skepticizmin tim. Noli beson se Zogu mund të ketë mësuar në shkollën e fatkeqësisë dhe, nëse mbështetet nga qeveria britanike, mund të luajë ende një rol të rëndësishëm si një simbol për pavarësinë e Shqipërisë. Shumica e anëtarëve të Vatrës besojnë se një grup që kombinon Peshkopin Noli, Zogun dhe mua do të ishte efektiv në miratimin bindshëm popullor.” 

Ndërsa pret paqen që do të rregullojë fatin e vendit të tij, Konica udhëton mes shqiptarëve këtu, punon me intervale mbi historinë e vendit të tij dhe mbledh materiale për P. T. Barnum – kredon e showman-it të të cilit ai e konsideron mishërimin e filozofisë moderne dhe të cilin e fut në një listë me Poe dhe Franklin si tre amerikanët më të mëdhenj.

https://www.darsiani.com/la-gazette/the-nation-1942-kur-faik-konica-zemerohej-me-mbretin-zog-por-fan-noli-e-bindi-qe-te-ndryshoje-mendim-intervista/

Burimi : The Nation, 18 maj 1942, faqe n°33

 



Ju sugjerojmë

Putin: Ukraina të hyjë në BE, por jo në NATO
Bota

Putin: Ukraina të hyjë në BE, por jo në NATO

2 Shtator, 2025 2:44 pm
Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
Kryesore

Rezultati i zgjedhjeve, Kolegji Zgjedhor shqyrton ankimin e PD të enjten

2 Shtator, 2025 2:32 pm
Tërmeti, shkon mbi 1.400 numri i viktimave në Afganistan
Bota

Tërmeti, shkon mbi 1.400 numri i viktimave në Afganistan

2 Shtator, 2025 2:02 pm
Zbulohet varri i parë monumental i periudhës romake në Bulqizë
Aktualitet

Zbulohet varri i parë monumental i periudhës romake në Bulqizë

2 Shtator, 2025 1:35 pm
Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë
Bota

Trump: Vazhdimi i luftës në Gaza dëmton Izraelin

2 Shtator, 2025 1:26 pm
OBSH: Një në çdo 100 vdekje në botë shkaktohet nga vetëvrasja
Bota

OBSH: Një në çdo 100 vdekje në botë shkaktohet nga vetëvrasja

2 Shtator, 2025 12:44 pm
Rama dhe Berisha homazhe në nder të Dhimitër Anagnostit
Aktualitet

Rama dhe Berisha homazhe në nder të Dhimitër Anagnostit

2 Shtator, 2025 12:09 pm
Homazhe në nderim të regjisorit të madh, lamtumirë Dhimitër Anagnosti
Aktualitet

Homazhe në nderim të regjisorit të madh, lamtumirë Dhimitër Anagnosti

2 Shtator, 2025 11:33 am
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Ish-kreu i SHISH në Berat dhe djali i tij, nën hetim nga prokuroria, akuzat

2 Shtator, 2025 10:42 am
A mund të ketë një takim Trump-Xi-Putin-Kim?
Bota

A mund të ketë një takim Trump-Xi-Putin-Kim?

2 Shtator, 2025 10:32 am
Para
Veliaj ironizon opozitën: Imagjinoni të kishte rënë pandemia në kohën e Nard Nokës

Veliaj ironizon opozitën: Imagjinoni të kishte rënë pandemia në kohën e Nard Nokës

Kulla: Çmimi i naftës do të shkojë 5 mijë Lekë

Ndryshon çmimi i karburantit në Shqipëri

Presidenti i Kolumbisë: Mund të legalizojmë kokainën, e kemi humbur luftën kundër drogës

Presidenti i Kolumbisë: Mund të legalizojmë kokainën, e kemi humbur luftën kundër drogës
















TE FUNDIT

Putin: Ukraina të hyjë në BE, por jo në NATO

Putin: Ukraina të hyjë në BE, por jo në NATO
2 Shtator, 2025

Presidenti Vladimir Putin është shprehu nga Kina se Rusia nuk e ka kundërshtuar asnjëherë hyrjen e Ukrainës në Bashkimin Europian....

Lexo më shumë

Rezultati i zgjedhjeve, Kolegji Zgjedhor shqyrton ankimin e PD të enjten

Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
2 Shtator, 2025

Më 4 shator në orën 10:00 Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë ankimin e PD për certifikimin e  rezultatit të zgjedhjeve...

Lexo më shumë

Tërmeti, shkon mbi 1.400 numri i viktimave në Afganistan

Tërmeti, shkon mbi 1.400 numri i viktimave në Afganistan
2 Shtator, 2025

Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë të gërmojnë në lindjen malore të Afganistanit për të gjetur të mbijetuar, të martën, teksa...

Lexo më shumë

Zbulohet varri i parë monumental i periudhës romake në Bulqizë

Zbulohet varri i parë monumental i periudhës romake në Bulqizë
2 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një zbulim të veçantë arkeologjik në fshatin Strikçan të Bulqizës. Krahas fotove,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com