Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

1939/Vëllai i mbretit Zog mbërrin në Stamboll. Rrëfimi i princit dhe shoqëruesve të tij

2022/10/01 at 10:37 AM
në -Kulturë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
1939/Vëllai i mbretit Zog mbërrin në Stamboll. Rrëfimi i princit dhe shoqëruesve të tij

Nga Aurenc Bebja


 “Istanbul” ka botuar, të shtunën e 17 qershorit 1939, në ballinë, një shkrim në lidhje me mbërritjen e princit Xhelal Zogu dhe suitës së tij në Stamboll, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “ Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Mbërritja e vëllait të ish-mbretit Zog

Princi Xhelal Zogu, vëllai i Mbretit Zog të Shqipërisë, mbërriti dje nga Jugosllavia me familjen e tij dhe njëzet e tetë anëtarë të suitës së tij.

 Ata ndodhen në hotelin Euzipek. Princi shoqërohet edhe nga Murat Galoshi, i cili luftoi gjatë pushtimit të Shqipërisë kundër italianëve në krye të milicive vullnetare, të Muhtar Galoshit, vëllait të tij dhe djalit të tij, Ramadanit. Me të njëjtin tren mbërriti edhe koloneli Hysen Selmani, ndihmësi i mbretit, i cili u nis për në Jugosllavi për të rikthyer princin.

 Ne e dimë se princi Xhelal Zogu luftoi kundër italianëve gjatë pushtimit të vendit dhe më në fund u detyrua të strehohej në Jugosllavi.

 Dje, princi bëri këto deklarata për gazetarët :

 “Ne e konsiderojmë Turqinë si shtëpinë tonë të dytë. Unë dua të vendosem këtu. Jemi përpjekur ta mbrojmë atdheun tonë deri në fund. Ne bëmë gjithçka që ishte e mundur materialisht. Së shpejti do t’ju tregoj më shumë.”

 Komandantët që shoqëronin princin Xhelal shkuan dje në Pallatin Pera ku biseduan me Mbretin Zog.

 Ramadani, i biri i Muhtar Galoshit, bëri këto deklarata për shtyp :

 “Nuk e kemi humbur shpresën. Ne do të kthehemi një ditë në atdheun tonë. Për më tepër, forcat pushtuese janë në qytete. Ata nuk mund të depërtonin në zonat malore. Gjatë një shfaqjeje në Shqipëri të një filmi të organizuar së fundmi nga italianët, një numër i madh studentësh duke parë foton e mbretit u ngritën në demonstrata në favor të tij, duke brohoritur për të. Italianët, duke kuptuar reagimin e prodhuar nga kjo propagandë, arrestuan një mijë e pesëdhjetë studentë shqiptarë që morën pjesë në demonstratë dhe i dërguan në Itali. Ata arrestuan gjithashtu 104 persona mes fisnikëve shqiptarë. Aktualisht po protestojmë vetëm kundër këtyre veprimeve. Por nuk duhet harruar se asnjë shqiptar nuk është miku i atyre që kanë pushtuar hapin (derën) e tyre.”

 Këto ditë do të mbërrijnë në Stamboll edhe Abaz Kupi, komandanti i vullnetarëve në frontin e Durrësit, që luftuan kundër italianëve dhe drejtori i sigurimit z. Kurt Kurti.

 

 



Ju sugjerojmë

Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Operacioni i SPAK në Shijak e Sukth, lëshohen 6 urdhër-arreste

2 Tetor, 2025 10:42 am
Gjermania në krizë, Merz shpall reforma të thella për të shpëtuar ekonominë
Bota

Gjermania në krizë, Merz shpall reforma të thella për të shpëtuar ekonominë

2 Tetor, 2025 10:01 am
Izraeli arreston aktivistët/ Ndalon anijen me ndihma, ishte nisur drejt Gazës
Bota

Izraeli arreston aktivistët/ Ndalon anijen me ndihma, ishte nisur drejt Gazës

2 Tetor, 2025 9:03 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 2 tetor 2025

2 Tetor, 2025 8:32 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 2 tetor 2025

2 Tetor, 2025 7:57 am
Dekreti i Begajt për datën e zgjedhje, Milori: Veliaj mund të ketë një as nën mëngë
-U tha në Opinion

Dekreti i Begajt për datën e zgjedhje, Milori: Veliaj mund të ketë një as nën mëngë

1 Tetor, 2025 11:15 pm
Dekreti i Presidentit për zgjedhjet në Tiranë, Daci: I pavlefshëm, “goditet” duke…
-U tha në Opinion

Dekreti i Presidentit për zgjedhjet në Tiranë, Daci: I pavlefshëm, “goditet” duke…

1 Tetor, 2025 11:04 pm
Data e zgjedhjeve, Rusmali: Rastin e Veliajt nuk e mbron Gjykata Kushtetuese
-U tha në Opinion

Data e zgjedhjeve, Rusmali: Rastin e Veliajt nuk e mbron Gjykata Kushtetuese

1 Tetor, 2025 10:39 pm
Lajm i keq për Kombëtaren, mbrojtësi titullar do të mungojë ndaj Serbisë
Sport

Lajm i keq për Kombëtaren, mbrojtësi titullar do të mungojë ndaj Serbisë

1 Tetor, 2025 9:45 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Sherr mes disa personave në Bilisht, dy të plagosur

1 Tetor, 2025 8:56 pm
Para
Gjermania ul TVSH-në e gazit

Gjermania ul TVSH-në e gazit

Blushi: Protesta e parë do jetë shumë e afërt, jemi në koordinim të plotë me PD

Blushi:5 fakte për Ramën.Një ndërtues i ka vendosur pistoletën te gjuri për prishjen e...

Video/ Sekuestrohet mbi 1 kg kokainë, 2 të arrestuar, i riu ikën me vrap

Video/ Sekuestrohet mbi 1 kg kokainë, 2 të arrestuar, i riu ikën me vrap
















TE FUNDIT

Operacioni i SPAK në Shijak e Sukth, lëshohen 6 urdhër-arreste

Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
2 Tetor, 2025

Policia e Shtetit dhe SPAK po zhvillojnë një operacion në Durrës. Mësohet se operacioni ka për objekt dy grupe kriminale...

Lexo më shumë

Gjermania në krizë, Merz shpall reforma të thella për të shpëtuar ekonominë

Gjermania në krizë, Merz shpall reforma të thella për të shpëtuar ekonominë
2 Tetor, 2025

Firma që falimentojnë, largime jashtë vendit, deficite të mëdha në sektorin e sigurimeve sociale, një popullsi e pakënaqur: Vetëm 22...

Lexo më shumë

Izraeli arreston aktivistët/ Ndalon anijen me ndihma, ishte nisur drejt Gazës

Izraeli arreston aktivistët/ Ndalon anijen me ndihma, ishte nisur drejt Gazës
2 Tetor, 2025

Ushtria Izraelite ndali dhe arrestoi këtë të mërkurë disa aktivistë të cilët po drejtonin një anije të mbushur me ndihma...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 2 tetor 2025

Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
2 Tetor, 2025

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet i vranët dhe me reshje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com