Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

1939/Shkrimi i gazetës franceze mbi vlerën kulturore të disqeve shqiptare

2020/10/24 at 9:52 AM
në -Kulturë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
1939/Shkrimi i gazetës franceze mbi vlerën kulturore të disqeve shqiptare

Nga Aurenc Bebja, Francë – 24 Tetor 2020


“La Dépêche” ka botuar, të martën e 11 prillit 1939, në faqen n°6, një shkrim të gazetarit, shkrimtarit dhe folkloristit francez Roger Dévigne, tepër interesant për kohën, në lidhje me vlerën kulturore folklorike të disqeve shqiptare dhe mungesën e tyre në mjediset franceze, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Muzeu i tingullit

Disqet shqiptare

“Edhe një herë, thashethemet e tmerrshme të lajmeve na kujtojnë se një koleksion disqesh nuk ka vetëm vlerë muzikologjike dhe rekreative, por edhe vlerë kulturore. Edhe një herë disku, duke evokuar zërat, këngët, lojërat, ëndrrat e popujve të largët dhe pak të njohur mund të na ndihmojë t’i kuptojmë më mirë ato. Do të shtoja : për t’i kuptuar më mirë me hidhërimet e tyre, kur bëhet fjalë, si sot, për shqiptarët.

Francezi, për të cilin thuhet se ka shumë pak njohuri në lëndën e gjeografisë, ende nuk ka shumë reputacion si një dashamirës i folklorit. Sidomos kur bëhet fjalë për folklorin fonografik. Për sa i përket Shqipërisë, në veçanti, pak francezë dinë për muzikën e saj popullore dhe këngët e saj. Megjithatë, shqiptarët kanë një folklor tingujsh shumë piktoresk, nga i cili janë regjistruar një numër i caktuar melodish. (Kryesisht nga firmat angleze dhe gjermane.)

Nëse shqiptarët janë pak si malësorët (highlanders) e Ballkanit (skocezët e lashtë, gjë kurioze, për më tepër, quheshin “Albains” para pushtimit nga Scots e Irlandës) mund të pranojmë, nga ana tjetër, se kënga popullore shqiptare nuk posedon as melankolinë harmonike dhe as madhështinë e egër të këngëve të vjetra skoceze.

Por ajo ka një aspekt shumë të theksuar territori që e bën atë mjaft karakteristike. Meloditë shqiptare tradhtojnë ndikimin islam shumë më tepër sesa ndikimin sllav. Përjashtojmë këtu meloditë specifike sllave të Shqipërisë, prej të cilave profesori Mazon, i Collège de France, ka bërë disa regjistrime të cilat gjenden në Muzeun e Fjalës. Por nëse ndikimi turk dhe mysliman është real në meloditë shqiptare, ato ende kanë personalitetin e tyre të përafërt, shijen e tyre të ashpër dhe origjinale.

Në fakt – sipas dijenisë tonë të paktën – ende nuk është bërë ndonjë studim i madh fonografik sistematik i folklorit shqiptar. Dhe kjo është edhe më shumë për të ardhur keq për “diskologjinë” dhe për shkencën, pasi ngjarjet aktuale nuk do të lehtësojnë, për një kohë të gjatë, kërkimet folklorike të këtij lloji. Në Francë, përveç tre disqeve të Muzeut të Fjalës, nuk ekziston, në asnjë katalog të firmave franceze asnjë disk nga Shqipëria. Sidoqoftë, mund t’i gjeni në Londër ose Berlin. Tek His Master’s Voice do të citoj : diskun n° A. M. 3000. Dy këngë të njohura nga Shqipëria e Jugut, të kënduara në duet, në një regjistër që shkon nga tingulli më i lartë tek ai më i ulëti i hundës, të cilët japin një efekt trimërie mjaft piktoresk.

Disku n° A. M. 2978, i cili përmban dy këngë të vjetra, përfshirë atë të Ali Tepelenës, pashait të famshëm të Janinës, i cili, siç e dimë, ishte shqiptar. Tjetra është një këngë nga Shqipëria Veriore, e kënduar nga një anëtar i një fisi prej Mati, dhe e shoqëruar nga një treshe violine, klarinete dhe mandoline.

Disku n° A. M. 2991. Ai përmban dy valle kombëtare shprehëse : Vallen Çamçe dhe Vallen Beratçe, të luajtura nga një orkestër nën tingujt mahnitës të klarinetës.

Shënoni gjithashtu, akoma tek His Master’s Voice, një disk me origjinë më pak folklorike, n° A. M. 3017. Është një kor vajzash të reja, që këndojnë në grup dhe që të kujton majft stilin e përgjithshëm të këngëve sllave.

Kujtojmë, tek Polydor, nga orkestra e Selim Efendiut, disqet n° 51107 dhe 51109. Pa i përkatur specifikisht folklorit, këta disqe janë shumë të larmishëm (shumëngjyrësh) dhe domethënës.

Tek Odéon, nga një orkestër e mirë popullore nga Tirana, vallja “Shkiptare” dhe vallja “Beratçe” (n° A. 237151). Le të përmendim gjithashtu : Gjethia (n° A. 237213); dhe sidomos “Bilbilo i mijeri bilbil” (n° A. 237011).

Nëse do të mund ta gjenit tashmë këtë përzgjedhje të vogël të disqeve shqiptare, do të kishit një pamje (ide) shumë mbresëlënëse të folklorit të këtij populli fatkeq. Marr guximin t’i sugjeroj Odéon-it, i cili po bën, në këtë moment në Paris, një përpjekje kaq interesante dhe të guximshme në interes që do të kishte, nëse kjo është e mundur, për të sjellë një ose dy disqe karakteristike në katalogun e tij shqip.”

Roger Dévigne

Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania: https://www.darsiani.com/la-gazette/valle-camce-valle-beratce-kenge-matjane-gjethia-dhe-bilbilo-o-i-mijeri-bilbil-shkrimi-i-gazetes-franceze-me-1939-mbi-vleren-kulturore-folklorike-te-disqeve-shqiptare/



Ju sugjerojmë

Shqipëria pas “luftës me flakët”, bilanci i dëmeve merret përsipër nga qeveria
Aktualitet

Shqipëria pas “luftës me flakët”, bilanci i dëmeve merret përsipër nga qeveria

20 Gusht, 2025 3:05 pm
UKT njofton qytetarët: Reduktim i përkohshëm i ujit të pijshëm në dy zona në Tiranë
Aktualitet

UKT njofton qytetarët: Reduktim i përkohshëm i ujit të pijshëm në dy zona në Tiranë

20 Gusht, 2025 2:47 pm
Bassuener: Dodik është i dobësuar, por jo jashtë lojës
Bota

Bassuener: Dodik është i dobësuar, por jo jashtë lojës

20 Gusht, 2025 2:37 pm
Klubi iranian nuk pret janarin, transferon Jasir Asanin
Sport

Klubi iranian nuk pret janarin, transferon Jasir Asanin

20 Gusht, 2025 2:16 pm
Izraeli miraton projektin për vendbanimin që mund të ndajë në dysh Bregun Perëndimor
Bota

Izraeli miraton projektin për vendbanimin që mund të ndajë në dysh Bregun Perëndimor

20 Gusht, 2025 1:58 pm
Nën masën ‘arrest në shtëpi’ ofroi marrëdhënie seksuale…arrestohet 49-vjeçarja
Aktualitet

Nën masën ‘arrest në shtëpi’ ofroi marrëdhënie seksuale…arrestohet 49-vjeçarja

20 Gusht, 2025 1:40 pm
Kultivuan mbi 350 bimë narkotike në parcelat e fshatit, arrestohen dy persona
Aktualitet

Kultivuan mbi 350 bimë narkotike në parcelat e fshatit, arrestohen dy persona

20 Gusht, 2025 1:26 pm
Tentuan të vidhnin karburant në një firmë ndërtimi, arrestohen dy vëllezërit
Aktualitet

Tentuan të vidhnin karburant në një firmë ndërtimi, arrestohen dy vëllezërit

20 Gusht, 2025 1:15 pm
Captagoni, droga që përdornin luftëtarët sirianë…si dhe presidenti al-Shaara!
Bota

Captagoni, droga që përdornin luftëtarët sirianë…si dhe presidenti al-Shaara!

20 Gusht, 2025 1:00 pm
Ktheu oborrin e shtëpisë në parcelë kanabisi, arrestohet 32-vjeçari në Kurbin
Aktualitet

Ktheu oborrin e shtëpisë në parcelë kanabisi, arrestohet 32-vjeçari në Kurbin

20 Gusht, 2025 12:42 pm
Para
SHBA kritikon ashpër Turqinë, paralajmëron për “pasoja serioze”

SHBA kritikon ashpër Turqinë, paralajmëron për "pasoja serioze"

Reforma Zgjedhore/ Bylykbashi: Kemi gati propozime konkrete

Bylykbashi: Kodi Zgjedhor i Edi Rames 'vret' kandidatet e pavarur

Shpërndanin kokainë dhe heroinë në disa qytete, arrestohen dy persona

Shpërndanin kokainë dhe heroinë në disa qytete, arrestohen dy persona
















TE FUNDIT

Shqipëria pas “luftës me flakët”, bilanci i dëmeve merret përsipër nga qeveria

Shqipëria pas “luftës me flakët”, bilanci i dëmeve merret përsipër nga qeveria
20 Gusht, 2025

Pas disa ditë intensive “lufte” me zjarret në vend, situata ka ardhur në përmirësim. Sakaq, flakët lanë pas dëme të...

Lexo më shumë

UKT njofton qytetarët: Reduktim i përkohshëm i ujit të pijshëm në dy zona në Tiranë

UKT njofton qytetarët: Reduktim i përkohshëm i ujit të pijshëm në dy zona në Tiranë
20 Gusht, 2025

Në zonat ‘Kodra e Diellit’ dhe ‘Komuna e Parisit’ në Tiranë do të ketë reduktim të përkohshëm të ujit të...

Lexo më shumë

Bassuener: Dodik është i dobësuar, por jo jashtë lojës

Bassuener: Dodik është i dobësuar, por jo jashtë lojës
20 Gusht, 2025

Millorad Dodik po kalon një fazë të dobësimit politik, por nuk mund të quhet i margjinalizuar, thotë Kurt Bassuener, nga...

Lexo më shumë

Klubi iranian nuk pret janarin, transferon Jasir Asanin

Klubi iranian nuk pret janarin, transferon Jasir Asanin
20 Gusht, 2025

Aventura e Jasir Asanit në Korenë e Jugut është mbyllur zyrtarisht. Sulmuesi është zyrtarizuar këtë të mërkurë të 20 gushtit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com