Life Style

1933/ Krishtlindja, festohet në të njëjtën kohë me triumfin e Zogut


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:03 - 01/07/20 |
Opi Nion

Nga Aurenc Bebja- “La Liberté” ka botuar, të mërkurën e 27 dhjetorit 1933, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me veçantinë e festimit të Krishtlindjes në Shqipëri.

Krishtlindja e vogël shqiptare.

Shqipëria është një vend i vogël që bën të flasë për të. Krishtlindja duket se ia ofron këtë rast të shkëlqyeshëm. Në Shqipëri festohet Krishtlindja, por në një mënyrë pak më ndryshe nga ajo e rajoneve të tjera; ja çfarë na mëson shkresa e mëposhtme nga Tirana :

“Ne e dimë që dita para Krishtlindjes është festë kombëtare për të gjithë Shqipërinë që nga viti 1924. Në fakt, është përvjetori i triumfit të ushtrisë shqiptare, e udhëhequr nga mbreti, kundër forcave revolucionare dhe komuniste që mbollën (përhapën) çrregullime në të gjithë vendin. Që me 24 dhjetor, falë energjisë së Zogut të Parë dhe ushtrisë së tij trimërore, rendi u rivendos, dhe Shqipëria filloi të zhvillohej në brendësi dhe që prej asaj date nuk ka reshtur diçka të tillë.”

Krishtlindja, festë e shpengimit shqiptar. Nuk mund të gjenim një ditë më të mirë.

https://www.darsiani.com/la-gazette/la-liberte-1933-krishtlindja-feste-e-shpengimit-shqiptar-festohet-ne-te-njejten-kohe-me-pervjetorin-e-triumfit-te-zogut-te-pare-kunder-forcave-revolucionare-dhe-komuniste/

Pas