Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

1927/Letra e Gemier: Nuk jam kundër ardhjes së Aleksandër Moisiut në Paris

2019/02/25 at 12:50 PM
në -Kulturë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
1927/Letra e Gemier: Nuk jam kundër ardhjes së Aleksandër Moisiut në Paris

Gazeta kulturore franceze, “Comoedia”, ka botuar, të hënën e 6 qershorit 1927, në ballinë, letrën e Firmin Gemier (themelues i Théâtre mondial, Paris), i cili ka reaguar asokohe ndaj akuzave të Aleksandër Moisiut, botuar një ditë më parë po në këtë gazetë. Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë dokumentin në vijim për publikun shqiptar :

Çështja e Kammerspiele-s

Z. Gémier i përgjigjet Z. Aleksandër Moisiut

Në numrin tonë të së dielës së kaluar, ne botuam një shkresë në të cilën z. Aleksandër Moisiu shpjegoi arsyet e mungesës së Kammerspiele-s në Atelier, ku do të zhvilloheshin shfaqjet.

Kësaj shkrese, z. Firmin Gémier i përgjigjet me anë të letrës në vijim :

Z. Kryeredaktor,

Vërej në letrën e Moisiut drejtuar të dielën në mëngjes Comoedia-s, pasazhin e mëposhtëm :

“Por arsyeja vendimtare e heqjes dorë nga ana ime ka qenë qëndrimi i z. Gémier, themelues i “Teatrit Botëror – Théâtre mondial”, i cili, në një letër drejtuar një zyrtari të Legatës Austriake në Paris, u shpreh kundër ardhjes së Kammerspiele-s, që, sipas tij, do të dëmtonte festivalin e këtij “Teatri Botëror”.”

Kundërshtoj zyrtarisht këto absurditete. Asnjëherë, as në një letër apo në qëndrimet e mia, nuk kam qenë kundër ardhjes së trupave të huaja, cilado qoftë ajo. Nga ana ime, kjo do të ishte paradoksale, nëse gjykojmë artistët e shumtë të të gjitha kombeve që u pritën në Opera, Champs-Elysées, tek Pleyel, Gaveau etj.

Dhe pastaj, kujt do t’i tregojë Moisiu që një aktor që ka firmosur një angazhim jashtë vendit, i cili e di se teatri ku ai duhet të luajë tashmë ka një qira të siguruar për disa mbrëmje, jo që nuk mund të përjashtojë mbajtjen e këtij angazhimi, por edhe nuk mund të pengojë shokët e tij që ta përmbushin atë, për arsyen e vetme se ka në sallë, ku ai duhet të luajë, një zotëri, qëndrimi i të cilit i është dukur armiqësor !

Këto janë argumenta fëmijësh.

Le të vijnë Moisiu dhe Kammerspiele në Paris, dhe të gjithë do të jenë me ta, pasi ata kanë talent.

E kam parë Moisiun verën e kaluar në Salzburg, tek Max Reinhardt, ai luajti shkëlqyeshëm “Zotërinë Gjithkushi (Monsieur Chacun)”; e di se ai është i përsosur në “Kufomën e gjallë” të Tolstoit, që do ta luante këtu.

Le të vijë, dhe unë do të jem me ata që do ta duartrokasin dhe do ta pranojnë atë dhe shokët e tij nga Vjena, me miqësi, në emër të ndjenjave që na animojnë neve, themeluesve të Shoqërisë Universale të Teatrit. Është detyra jonë dhe gëzimi ynë të njohim vetveten dhe të vlerësojmë veten tonë. Shoqëria Universale nuk është një “vepër e Penelopës”. Kush mund të mendojë se ne shkatërrojmë natën atë që kemi aq shumë vështirësi të krijojmë ditën ?

Ju lutem më besoni, z. kryeredaktor, etj.

Firmin Gémier

Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania: https://www.darsiani.com/la-gazette/letra-e-firmin-gemier-drejtuar-gazetes-franceze-1927-nuk-jam-kunder-ardhjes-se-aleksander-moisiut-ne-paris-e-mirepres-dhe-do-ta-duartrokas//E.M

Etiketa: aleksanderblogumoisiu

Ju sugjerojmë

Begaj: Pavarësia matet me cilësinë e shërbimeve publike
Aktualitet

Forcat e Armatosura, 113 vjet/ Begaj: Kanë arritur të jenë në lartësinë e detyrës

4 Dhjetor, 2025 8:58 am
Ulen lehtë temperaturat, reshje shiu në disa zona/ Moti sot, 4 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit për këtë të enjte

4 Dhjetor, 2025 8:54 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 4 dhjetor 2025

4 Dhjetor, 2025 8:51 am
Avokati i Popullit/ PD tërhoqi firmat nga kandidatët, Balla: S’ka minuta shtesë…
-U tha në Opinion

Avokati i Popullit/ PD tërhoqi firmat nga kandidatët, Balla: S’ka minuta shtesë…

3 Dhjetor, 2025 10:48 pm
Balla flet për Ballukun dhe “mbron” Berishën: Atij iu kufizua liria, koleges sime…
-U tha në Opinion

Balla flet për Ballukun dhe “mbron” Berishën: Atij iu kufizua liria, koleges sime…

3 Dhjetor, 2025 10:41 pm
Publikohet videoja e vrasjes së biznesmenit në Elbasan
Kronikë

Publikohet videoja e vrasjes së biznesmenit në Elbasan

3 Dhjetor, 2025 9:12 pm
Nga kulla e fildishtë te ndalimi nga policia, zbehja dramatike e Mogherinit
Bota

Nga kulla e fildishtë te ndalimi nga policia, zbehja dramatike e Mogherinit

3 Dhjetor, 2025 7:59 pm
Salianji nga Durrësi: Ndryshimi nis nga kjo sallë, PD duhet të përgatitet
Kryesore

Salianji nga Durrësi: Ndryshimi nis nga kjo sallë, PD duhet të përgatitet

3 Dhjetor, 2025 7:11 pm
Alimehmeti takim me demokratët në Durrës: Brenda PD nuk ka mendime të gabuara
Kryesore

Alimehmeti takim me demokratët në Durrës: Brenda PD nuk ka mendime të gabuara

3 Dhjetor, 2025 7:09 pm
Peshëngritje/ Briken Calja kampion absolut i Ballkanit, rekord të ri në shkëputje
Sport

Peshëngritje/ Briken Calja kampion absolut i Ballkanit, rekord të ri në shkëputje

3 Dhjetor, 2025 6:56 pm
Para
Ajola Xoxa shkruan për babain: Të humbëm pas luftës me një monstër

Ajola Xoxa shkruan për babain: Të humbëm pas luftës me një monstër

Një bashkim me Shqipërinë? Të papriturat e sondazhit në Kosovë

Një bashkim me Shqipërinë? Të papriturat e sondazhit në Kosovë

Plagjaturat, si u futën të “fortët” në politikën shqiptare

Plagjaturat, si u futën të “fortët” në politikën shqiptare

TE FUNDIT

Forcat e Armatosura, 113 vjet/ Begaj: Kanë arritur të jenë në lartësinë e detyrës

Begaj: Pavarësia matet me cilësinë e shërbimeve publike
4 Dhjetor, 2025

Sot është 113 vjetori i themelimit të Forcave të Armatosura. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Presidenti Begaj deklaroi se...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për këtë të enjte

Ulen lehtë temperaturat, reshje shiu në disa zona/ Moti sot, 4 gusht 2025
4 Dhjetor, 2025

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me...

Lexo më shumë

Horoskopi, 4 dhjetor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
4 Dhjetor, 2025

DASHI Yjet e kësaj periudhe e intensifikojnë dëshirën tuaj për të qenë pranë partnerit tuaj. Do të ketë shumë momente...

Lexo më shumë

Avokati i Popullit/ PD tërhoqi firmat nga kandidatët, Balla: S’ka minuta shtesë…

Avokati i Popullit/ PD tërhoqi firmat nga kandidatët, Balla: S’ka minuta shtesë…
3 Dhjetor, 2025

PD dhe PS ende nuk kanë arritur një konsensus politik për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, ndërsa situata po “nxehet”...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com