Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

1927 / “Arsyet e ndryshimit të qeverisë”-Deklaratat e Ali Asllanit, i ngarkuari me punë i Shqipërisë në Sofje

2024/01/07 at 9:42 AM
në -Kulturë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
1927 / “Arsyet e ndryshimit të qeverisë”-Deklaratat e Ali Asllanit, i ngarkuari me punë i Shqipërisë në Sofje

Nga Aurenc Bebja

 “Stamboul ” ka botuar, të martën e 5 prillit 1927, në ballinë, deklaratat e poetit, atdhetarit dhe diplomatit shqiptar Ali Asllani, bërë asokohe korrespondenti të veçantë të “Messager Polonais” në Ballkan, të cilat, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë për publikun shqiptar :

Disa fjalë për Shqipërinë

Korrespondenti i veçantë i “Messager Polonais” në Ballkan publikon deklaratat që i ka bërë i Ngarkuari me Punë i Shqipërisë në Sofje :

“Ndryshimi i qeverisë që ndodhi në Tiranë rreth një muaj më parë u shkaktua nga mosmarrëveshjet që lindën brenda kabinetit për çështjet buxhetore. Kursimet ishin rekomanduar nga anëtarë të caktuar të këshillit të ministrave dhe, pasi marrëveshja nuk u arrit, qeveria dha dorëheqjen. U formua një ministri e re nën presidencën (drejtimin) e Ahmet Zogut, i cili është edhe President i Republikës. Portofoli i Ministrisë së Brendshme iu besua Abdurrahman Dibrës (mysliman), i ndihmuar nga disa këshilltarë anglezë dhe Iliaz Vrioni (mysliman), që mori drejtimin e Ministrisë së Jashtme. Ai shërbeu tre herë si president i këshillit dhe aktualisht shërben si Ministër Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Paris.

Ministria e financave iu besua z. Alizoti (mysliman) dhe ajo e drejtësisë z. Sifkéri (ortodoks). Nga ministria e vjetër mbetet në detyrë vetëm z. Musa Juka, i cili njëkohësisht drejton ministritë e tregtisë, bujqësisë dhe punëve publike, i ndihmuar nga një këshilltar me kombësi hungareze. Ministria e Luftës është nën urdhrat e kolonel Xhemal Aranitasit (mysliman), i lidhur drejtpërdrejt me zyrën presidenciale të republikës. Ushtria shqiptare ka rreth 9000 burra dhe disa instruktorë italianë janë përgjegjës për stërvitjen ushtarake të tyre (burrave). Oficerët anglezë kujdesen për organizimin e xhandarmërisë. Inspektori i përgjithshëm i trupave shqiptare është Koloneli i Shtabit Mirdashi (Gustav von Myrdacz – Gustav Mirdashi), një ish-kolonel i ushtrisë austriake që pranoi nënshtrimin shqiptar. Për sa i përket shërbimeve postare, telegrafike dhe arsimit publik, ato janë të organizuara në dy drejtori të pavarura dhe nuk formojnë ministri të veçanta. Arsimi publik po zhvillohet gjithnjë e më shumë në Shqipëri, ka 600 shkolla, dy shkolla të mesme franceze në Korçë dhe Gjirokastër, një shkollë italiane në Vlorë, një shkollë normale në Elbasan dhe një shkollë biznesi (tregtie) në Vlorë. Studimet e larta kryhen gjithashtu në Romë, Vjenë dhe Paris.

Në lidhje me marrëdhëniet me Italinë, i Ngarkuari me Punë i Shqipërisë në Sofje, zoti Ali Asllani, deklaroi në mënyrën më kategorike se të flitej për një protektorat italian mbi Shqipërinë do të ishte një ofendim vdekjeprurës për nderin kombëtar shqiptar.

Shqipëria e kupton shumë mirë formulën Ballkani i Ballkanasve, dëshiron sinqerisht një Lokarno ballkanike, por gjithashtu e kupton shumë mirë se, pa mbështetjen e Fuqive të Mëdha, shtetet ballkanike, dhe veçanërisht Shqipëria, do ta gjenin veten tërësisht të paralizuar në zhvillimin e tyre ekonomik. Shqipëria ka një besim të verbër në Lidhjen e Kombeve dhe nuk dëshiron ta zëvendësojë ndikimin e institucionit të Gjenevës me asnjë faktor tjetër. Nuk mund të bëhet fjalë për një pushtim italian në Shqipëri dhe Ahmet Zogu deklaroi personalisht në Dhomën e Përfaqësuesve dhe nëpërmjet shtypit se qeveria shqiptare ishte e gatshme të lidhë konventa të ngjashme me atë të Tiranës me çdo shtet tjetër. Marrëdhëniet e Shqipërisë me Bullgarinë janë perfekte.”

Ju sugjerojmë

Kalaja e Bashtovës rihap dyert për vizitorët
Aktualitet

Kalaja e Bashtovës rihap dyert për vizitorët

10 Qershor, 2025 3:35 pm
Petkoviç paralajmëron takim trepalësh në Bruksel
Rajoni

Petkoviç paralajmëron takim trepalësh në Bruksel

10 Qershor, 2025 3:17 pm
U gjetën 6 kg heroinë dhe municione, pezullohen nga detyra 4 policët në Kapshticë
Aktualitet

U gjetën 6 kg heroinë dhe municione, pezullohen nga detyra 4 policët në Kapshticë

10 Qershor, 2025 3:07 pm
SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
Aktualitet

“Flakë në det”/ SPAK kërkon mbi 100 vite burgim për grupin e Gëzim Çelës

10 Qershor, 2025 2:53 pm
18 palestinezë të vrarë, mbi 100 të plagosur pranë qendrës së ndihmës në Gaza
Bota

18 palestinezë të vrarë, mbi 100 të plagosur pranë qendrës së ndihmës në Gaza

10 Qershor, 2025 2:43 pm
Sezoni turistik/Ngrihet task-forca ndërinstitucionale mes disa drejtorive në Shkodër
Aktualitet

Sezoni turistik/Ngrihet task-forca ndërinstitucionale mes disa drejtorive në Shkodër

10 Qershor, 2025 2:33 pm
Familja s’kishte dijeni për të/ Mësuesi amerikan i kapur nga Rusia ndodhet në burg
Bota

Familja s’kishte dijeni për të/ Mësuesi amerikan i kapur nga Rusia ndodhet në burg

10 Qershor, 2025 2:31 pm
“Të ndëshkohet çdo autor”/ Ministri Hoxha: Zjarrvënia e qëllimshme, akt kriminal
Aktualitet

“Të ndëshkohet çdo autor”/ Ministri Hoxha: Zjarrvënia e qëllimshme, akt kriminal

10 Qershor, 2025 2:13 pm
Kumbaro i dorëzon nënsekretares së Përgjithshme të OKB-së ratifikimin e Konventës…
Aktualitet

Kumbaro i dorëzon nënsekretares së Përgjithshme të OKB-së ratifikimin e Konventës…

10 Qershor, 2025 2:08 pm
Kapet me kanabis e kokainë/ Sekuestrohen 57 doza drogë, arrestohet 17 vjeçari
Aktualitet

Kapet me kanabis e kokainë/ Sekuestrohen 57 doza drogë, arrestohet 17 vjeçari

10 Qershor, 2025 1:59 pm
Para
BE-ja mirëpret vendimin e Kosovës dhe Serbisë për targat

BE-ja mirëpret vendimin e Kosovës dhe Serbisë për targat

Dhunimi i 3 shqiptarëve në Malin e Zi, policia malazeze identifikon 3 autorët e dyshuar

Dhunimi i 3 shqiptarëve në Malin e Zi, policia malazeze identifikon 3 autorët e dyshuar

U dhunuan në Mal të Zi/ Policia jep detaje: Tre të rinjtë me dëshirën e tyre janë kthyer në Shqipëri

U dhunuan në Mal të Zi/ Policia jep detaje: Tre të rinjtë me dëshirën e tyre janë kthyer në Shqipëri

TE FUNDIT

Kalaja e Bashtovës rihap dyert për vizitorët

Kalaja e Bashtovës rihap dyert për vizitorët
10 Qershor, 2025

Kalaja e Fushës, ajo në Bashtovë, pjesë e bashkisë Rrogozhinë, është nga më të vizituarat në hartën turistike shqiptare. Për...

Lexo më shumë

Petkoviç paralajmëron takim trepalësh në Bruksel

Petkoviç paralajmëron takim trepalësh në Bruksel
10 Qershor, 2025

Kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviç, ka paralajmëruar se gjatë së martës në Bruksel do të zhvillojë një takim me kryenegociatorin...

Lexo më shumë

U gjetën 6 kg heroinë dhe municione, pezullohen nga detyra 4 policët në Kapshticë

U gjetën 6 kg heroinë dhe municione, pezullohen nga detyra 4 policët në Kapshticë
10 Qershor, 2025

Gjykata e Korçës ka pezulluar nga detyra katër policët e pikës kufitare të Kapshticës, ku të dielën Agjencia e Mbikqyrjes...

Lexo më shumë

“Flakë në det”/ SPAK kërkon mbi 100 vite burgim për grupin e Gëzim Çelës

SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
10 Qershor, 2025

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë pretencën për të akuzuarit e operacionit “Flakë në det”,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com