Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

1927/ Aleksandër Moisiu letër gazetës franceze: Ja pse e anulova turneun

2019/02/24 at 10:35 AM
në -Kulturë
Kohë leximi: 2 min
A A
1927/ Aleksandër Moisiu letër gazetës franceze: Ja pse e anulova turneun

Gazeta kulturore franceze, “Comoedia”, ka botuar, të dielën e 5 qershorit 1927, në ballinë, letrën e Aleksandër Moisiut në lidhje me arsyen e anullimit të turneut të tij në Paris, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Çështja e Kammerspiele-s


Arsyet e vërteta për mungesën e Aleksandër Moisiut

Një shkresë e aktorit tragjik austriak :

Ne jemi në gjendje tani të sjellim detaje të reja dhe të rëndësishme rreth heqjes dorë – të cilën e shpallëm kohët e fundit pa trajtuar shkaqet – të Kammerspiele-s së Vjenës në lidhje me shfaqjet që ajo do të organizonte në “Atelier” me pjesëmarrjen e aktorit të madh tragjik Aleksandër Moisiut.

Ja teksti i shkresës së z. Aleksandër Moisiu që na dërgon nga Vjena :

Vjenë, 4 qershor.

“Ndaj komenteve që ju keni bërë në lidhje me heqjen dorë nga një turne në Paris, më lejoni të bëj sqarimet e mëposhtme :

Në praktikën e artit tim, gjithmonë jam distancuar nga politika. Kurrë nuk kam pasur për udhëtimet e mia grant të ndonjë shteti. Nuk kisha më shumë për projektin e Parisit. Turneu im ishte vetëm për qëllime artistike, kështu që asnjë ndërhyrje e një natyre politike nuk do të më bënte të hiqja dorë për të ardhur në Paris.

Unë kam luajtur pothuajse në të gjitha vendet e Evropës dhe natyrisht kam prej kohësh një dëshirë të madhe për t’u paraqitur para publikut parizian në disa role. Për këtë arsye, shfrytëzova rastin e Kammerspiele-s së Vjenës për t’iu përgjigjur ftesës së z. Charles Dullin.

Sapo u përhap lajmi i këtij turneu, një pjesë e shtypit gjerman dhe sidomos Berliner Tageblatt dolën kundër këtij projekti dhe propozuan të dërgonin në Paris, një trupë teatrore nga Berlini, duke argumentuar se kjo e fundit mund të përfitonte një grant nga shteti.

Turneu im u paraqit si një dëshirë për të sulmuar projektet e skenave të tjera gjermane, edhe pse këto projekte nuk ishin dhe as nuk janë ende të sigurta.

Por arsyeja vendimtare e heqjes dorë nga ana ime ka qenë qëndrimi i z. Gémier, themelues i “Teatrit Botëror – Théâtre mondial”, i cili, në një letër drejtuar një zyrtari të Legatës Austriake në Paris, u shpreh kundër ardhjes së Kammerspiele-s, që, sipas tij, do të dëmtonte festivalin e këtij “Teatri Botëror”.

Megjithatë, duhet të them që interesi i madh që u shfaq menjëherë në Paris për shfaqjet tona, bëri që “Atelier” të siguronte tashmë të ardhura për disa mbrëmje. Gjithsesi, unë do të shkoj në Paris në korrik për t’i kërkuar falje personalisht z. Charles Dullin, për të cilin braktisja e projektit tim ka qenë një sakrificë e vërtetë. Me siguri, ai do të më japë mundësinë, një ditë, që të kem gëzimin dhe të paraqitem para publikut parizian në kushte më të mira, gjatë një kohe e cila nuk do të dëmtojë më “Teatrin botëror” të z. Gémier.

Ju lutem pranoni përshëndetjet e mia të sinqerta.”

Aleksandër Moisiu

 

Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania, : https://www.darsiani.com/la-gazette/letra-e-aleksander-moisiut-drejtuar-gazetes-franceze-1927-ja-arsyeja-e-anullimit…

Etiketa: anulimletermoisiu


Ju sugjerojmë

(1903)/ Dëbimi i publicistit Dervish Hima nga Roma pas Kongresit shqiptar të Napolit
-Kulturë

(1903)/ Dëbimi i publicistit Dervish Hima nga Roma pas Kongresit shqiptar të Napolit

16 Maj, 2026 12:13 pm
1958 / Ish-mjeku privat i Mbretit Zog: Lufta ndaj kancerit fitohet nëpërmjet…
-Kulturë

1958 / Ish-mjeku privat i Mbretit Zog: Lufta ndaj kancerit fitohet nëpërmjet…

22 Prill, 2026 12:38 pm
(1934)/ Ambasador i SHBA në Shqipëri: Shqipëria dhe burrat e shqiponjës…
-Kulturë

(1934)/ Ambasador i SHBA në Shqipëri: Shqipëria dhe burrat e shqiponjës…

6 Prill, 2026 10:07 am
(1930) / Rrëfimi i artistit hungarez: Jeta e përditshme e Ahmet Zogut
-Kulturë

(1930) / Rrëfimi i artistit hungarez: Jeta e përditshme e Ahmet Zogut

28 Mars, 2026 10:27 am
1930 / Mesazhi i Herbert Hoover për Mbretin Zog dhe popullin shqiptar
-Kulturë

1930 / Mesazhi i Herbert Hoover për Mbretin Zog dhe popullin shqiptar

21 Mars, 2026 12:10 pm
(1929) /Historiani gjerman: Vizita ime tek dervishët e Krujës
-Kulturë

(1929) /Historiani gjerman: Vizita ime tek dervishët e Krujës

21 Shkurt, 2026 10:49 am
FAN (1971) / “Të pish e të hash në Shqipëri”, reportazhi i televizionit zviceran
-Kulturë

FAN (1971) / “Të pish e të hash në Shqipëri”, reportazhi i televizionit zviceran

18 Shkurt, 2026 10:42 am
(1969) / Intervistë me Siri Ustvedt mbi qëllimin e udhtëtimit të saj në Shqipëri
-Kulturë

(1969) / Intervistë me Siri Ustvedt mbi qëllimin e udhtëtimit të saj në Shqipëri

17 Shkurt, 2026 10:36 am
(1973) / Edward Mantus në kërkim të hebrenjve sefardë në Shqipërinë Maoiste
-Kulturë

(1973) / Edward Mantus në kërkim të hebrenjve sefardë në Shqipërinë Maoiste

14 Shkurt, 2026 12:29 pm
Historia e Dhimitër Zikos, shqiptarit që pikturoj portretin e Winston Churchill-it
-Kulturë

Historia e Dhimitër Zikos, shqiptarit që pikturoj portretin e Winston Churchill-it

9 Shkurt, 2026 2:20 pm
Para
Detaje nga vrasja në Durrës, mori automatikun dhe e qëlloi nga pas

Detaje nga vrasja në Durrës, mori automatikun dhe e qëlloi nga pas

Aksidentohen me makinë 3 të rinj, humb jetën një prej tyre

Aksidentohen me makinë 3 të rinj, humb jetën një prej tyre

Aksidenti rrugor, humb jetën babai dhe dy djemtë

Aksidenti rrugor, humb jetën babai dhe dy djemtë
















TE FUNDIT

Zvërneci, shqiptarët në Britaninë e Madhe protestë para ambasadës shqiptare

Zvërneci, shqiptarët në Britaninë e Madhe protestë para ambasadës shqiptare
6 Qershor, 2026

Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe janë mbledhur para ambasadës shqiptare në shenjë proteste për resortin në Zvërnec.  Nga...

Lexo më shumë

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve

Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës në Shqipëri
6 Qershor, 2026

Bordi i Transparencës në datë 6 Qershor 2026, në mbledhjen e radhës vendosi: Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit...

Lexo më shumë

U ekstraduan nga Dubai, GJKKO lë në burg 4 të dyshuar për grupe kriminale

Lidhje me trafikantët e drogës, SPAK dërgon për gjykim tre ish-punonjës policie
6 Qershor, 2026

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për...

Lexo më shumë

Protestë në Porto Novo kundër projektit në Zvërnec

Protestë në Porto Novo kundër projektit në Zvërnec
6 Qershor, 2026

Përfaqësues të shoqërisë civile, intelektualë të qytetit dhe specialistë të mjedisit, së bashku me qytetarë të ardhur nga zona të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}