Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

1924/ Tre faktet që shpjegojnë gjendjen e tensionuar në Shqipëri

2022/07/24 at 10:48 AM
në -Kulturë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
1924/ Tre faktet që shpjegojnë gjendjen e tensionuar në Shqipëri

Nga Aurenc Bebja

“La Nuova Italia” ka botuar, të dielën e 8 qershorit 1924, në ballinë, intervistën e Xhemil Dinos (ambasadorit shqiptar në Paris) në lidhje me gjendjen e tensionuar asokohe në Shqipëri.

Zanafilla e mosmarrveshjeve shqiptare

Deklarata të ministrit të Shqipërisë në Paris

Ne e pamë me vend t’i kërkojmë Legatës Shqiptare në Paris një sqarim për situatën shumë të rëndë që është krijuar së fundmi në Shqipëri.

Ne u pritëm nga ministri (ambasadori) Xhemil Dino, i cili me mirësjelljen e zakonshme na dha deklarata të qarta dhe të sakta, të cilat kanë një vlerë të veçantë për Italinë.

“Situata aktuale, na tha Xhemil Dino, krijohet nga tre fakte : zgjedhja e regjimit, skicimi i kufijve shqiptarë, lufta për zgjedhjen e kryeqytetit.

Përsa i përket regjimit, më duhet të deklaroj se kjo çështje daton që prej tërheqjes së Princ Vidit. Pas largimit të tij, Shqipërisë iu hoqën befas të gjitha të drejtat e saj, që i ishin dhënë, në koncertin ndërkombëtar, një kombi të formuar. Përballë kësaj, ne e konsideruam të domosdoshme gjetjen e një formule e cila do të shërbente për të qeverisur. Një formulë e cila i tregoi Evropës se, pavarësisht largimit të Princit, Kombi dhe Shteti shqiptar vazhdonin të ekzistonin.

Ne zgjodhëm Regjencën e përbërë nga katër personalitete që u përkisnin prirjeve të ndryshme politike ose fetare. Kështu, duke mos na dhënë një formë definitive të qeverisjes, ne po tregonim se një qeveri vazhdonte të ekzistonte.

Por Regjenca, e cila është një shprehje kalimtare, nuk mund të ekzistojë për një periudhë të gjatë, prandaj Asambleja Kushtetuese vendosi të zgjedhë regjimin që i duhet Shqipërisë.

Pikërisht rreth kësaj zgjedhje filluan mosmarrëveshjet e para midis partive, grupeve dhe fraksioneve.

Disa janë mbështetës të monarkisë, e të tjerë të Republikës. Merrni parasysh, për si fillim, formën monarkike.

Monarkia, nga pikëpamja etike ideale, do t’i jepte shtetit tonë të vogël një prestigj përfundimtar. Por në mënyrë të pashmangshme do të krijonte kontraste që mund të shfrytëzoheshin nga armiqtë tanë të mundshëm.

Shqipëria, siç e dini, është një vend që nuk ka fe shtetërore. Subjektet i përkasin katër feve kryesore : myslimanë; myslimanë protestantë, pra të shkëputur nga Kalifati: ortodoksë dhe katolikë. Një sovran që i përket njërës prej këtyre katër besimeve do të rrezikonte të provokonte – dhe me siguri do të provokonte – fanatizmin e partizanëve të tre besimeve të tjera. Lufta e prirjeve fetare është shumë e rrezikshme. Pra, nëse, nga pikëpamja e prestigjit jashtë vendit, monarkia është e dëshirueshme, nga pikëpamja e brendshme nuk është e tillë. Dhe pikërisht për të gjitha arsyet që po ju sqaroj, Kuvendi i Tiranës u tregua i gatshëm për shndërrimin e regjencës në Republikë. Në një qeveri republikane, mund të përfshihen lehtësisht anëtarët e të gjitha prirjeve fetare.

Zgjedhja e regjimit dukej se po shkonte drejt zgjidhjes kur rivalitetet partiake u rishfaqën, të cilave iu bashkuan diskutimet mes Shkodrës dhe Tiranës, duke e ndarë Kuvendin Kombëtar në dy grupe.

Deputetët e Shkodrës, të besimit mysliman, u ngritën kundër deputetëve të qarkut të Tiranës që në pjesën më të madhe i përkasin fesë katolike (në fakt, këtu është e kundërta). Prej andej shpërtheu shkëndija që ringjalli gjithë urrejtjen e fraksioneve mbi të cilat dominon hija e Esad Pashës dhe vrasësit të tij, Avni Rustemit.

Të gjithë këtyre elementëve duhet t’u shtojmë edhe pakënaqësinë e krijuar nga vonesa e gjatë e pësuar në përcaktimin e kufirit drejt Liqenit të Ohrit. Si përmbledhje, populli shqiptar jetonte prej disa kohësh në një gjendje të madhe emocioni dhe shembulli i Kuvendit Kombëtar ishte shkëndija që ndezi barutin.”

— Dhe a besoni — e pyetëm — se mund t’i kthehemi shpejt një gjendje normale ?

— Le të shpresojmë! u përgjigj ministri (ambasadori) duke na përcjellë.

G.-A. CASTELLANI

https://www.darsiani.com/la-gazette/la-nuova-italia-1924-tre-faktet-qe-shpjegojne-gjendjen-e-tensionuar-ne-shqiperi-intervista-ne-paris-me-ambasadorin-xhemil-dino/

Ju sugjerojmë

U tërhoq në momentin e fundit, pse Vuçiç nuk mori pjesë në Samitin e Shkupit
Rajoni

U tërhoq në momentin e fundit, pse Vuçiç nuk mori pjesë në Samitin e Shkupit

1 Korrik, 2025 1:36 pm
Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Bie nga pallati, humb jetën një person në Tiranë

1 Korrik, 2025 1:35 pm
Silva Hasaj me mbi 500 vota të pamerituara, çfarë po ndodh me rinumërimin për Fierin
Aktualitet

Silva Hasaj me mbi 500 vota të pamerituara, çfarë po ndodh me rinumërimin për Fierin

1 Korrik, 2025 1:29 pm
“E mërkura dita më e nxehtë e javës”, meteorologu: Korriku me temperatura ekstreme…
Aktualitet

“E mërkura dita më e nxehtë e javës”, meteorologu: Korriku me temperatura ekstreme…

1 Korrik, 2025 1:09 pm
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Tiranë/ 2 punëtorë plagosen në punë, procedohen 2 inxhinierët dhe administratori

1 Korrik, 2025 1:06 pm
Kryeministrja e Tajlandës pezullohet nga detyra për një telefonatë
Bota

Kryeministrja e Tajlandës pezullohet nga detyra për një telefonatë

1 Korrik, 2025 1:03 pm
Kampionati i futbollit të plazhit rikthehet në Golem/ FSHF hap regjistrimet
Kryesore

Kampionati i futbollit të plazhit rikthehet në Golem/ FSHF hap regjistrimet

1 Korrik, 2025 12:51 pm
Hasani pret kreun e Komisionit për Politikën e Jashtme të Asamblesë së Turqisë
Aktualitet

Hasani pret kreun e Komisionit për Politikën e Jashtme të Asamblesë së Turqisë

1 Korrik, 2025 12:43 pm
Bulevardi i Durrësit kthehet në pedonale
Aktualitet

Bulevardi i Durrësit kthehet në pedonale

1 Korrik, 2025 12:38 pm
Vrasja e Santiago Malkos/ Babai i vëllezërve Duka: Nuk përzihesha me punën e tyre
Aktualitet

Vrasja e Santiago Malkos/ Babai i vëllezërve Duka: Nuk përzihesha me punën e tyre

1 Korrik, 2025 12:25 pm
Para
Atentati me një viktimë në Milot, gjenden 108 gëzhoja në vendngjarje

Atentati me një viktimë në Milot, gjenden 108 gëzhoja në vendngjarje

Dogji sipërfaqen me ullinj, procedohet penalisht autori

Dogji sipërfaqen me ullinj, procedohet penalisht autori

33 kg marijuanë në makinë, Policia greke arreston shqiptarin pranë kufirit

33 kg marijuanë në makinë, Policia greke arreston shqiptarin pranë kufirit

TE FUNDIT

U tërhoq në momentin e fundit, pse Vuçiç nuk mori pjesë në Samitin e Shkupit

U tërhoq në momentin e fundit, pse Vuçiç nuk mori pjesë në Samitin e Shkupit
1 Korrik, 2025

Në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, në Shkup, po mbahet samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre të Bashkimit...

Lexo më shumë

Bie nga pallati, humb jetën një person në Tiranë

Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
1 Korrik, 2025

Një 86-vjeçar humbi jetën pasi dyshohet se ra aksidentalisht nga lartësia e pallatit ku banonte. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Silva Hasaj me mbi 500 vota të pamerituara, çfarë po ndodh me rinumërimin për Fierin

Silva Hasaj me mbi 500 vota të pamerituara, çfarë po ndodh me rinumërimin për Fierin
1 Korrik, 2025

Vijon me ritme të shpejta procesi i rinumërimit të votave për subjektet politike dhe kandidatët në listat e hapura për...

Lexo më shumë

“E mërkura dita më e nxehtë e javës”, meteorologu: Korriku me temperatura ekstreme…

“E mërkura dita më e nxehtë e javës”, meteorologu: Korriku me temperatura ekstreme…
1 Korrik, 2025

Temperaturat gjatë korrikut po regjistrojnë vlera shumë të larta, ndërsa vala e të nxehtit që ka përfshirë një pjesë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com