-Kulturë

1919/Shqiptarët ortodoksë në Amerikë duan të jenë pjesë e shtetit shqiptar


               Publikuar në : 11:13 - 15/03/19 |
el ida

“Paris-Midi” ka botuar, të dielën e 9 marsit 1919, në ballinë, një shkrim në lidhje me kërkesën e shqiptarëve të Amerikës drejtuar asokohe delegatëve të Shtetit të Pavarur Shqiptar në Konferencën e Paqes, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Shqiptarët e Amerikës

“Shqiptarët ortodoksë të kolonisë së Amerikës (Southbridge dhe Centralfalls), më origjinë nga Korça, Përmeti, Kolonja, Gjirokastra, Leskoviku, Delvina dhe Çamëria, sapo u kanë dërguar delegatëve të Shtetit të Pavarur Shqiptar në Konferencën e Paqes një telegram për të protestuar kundër pretendimeve që përfaqësojnë shqiptarët ortodoksë të Epirit të Veriut dhe të Jugut, të cilët kërkojnë aneksimin e tyre në Greqi.

Përkundrazi, dëshira e të gjithë shqiptarëve ortodoksë, refugjatë në Amerikë, është të jenë pjesë e një shteti të pavarur shqiptar. – (Radio.)”

 

Nga Aurenc Bebja, Francë, Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania, : https://www.darsiani.com/la-gazette/paris-midi-1919-shqiptaret-ortodokse-te-amerikes-kunder-pretendimeve-te-atyre-te-epirit-te-veriut-dhe-te-jugut

Pas