Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

1914/ Esat Pasha: Propozoj këtë zgjidhje për drejtimin e Shqipërisë!

2020/01/23 at 10:08 AM
në -Kulturë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
1914/ Esat Pasha: Propozoj këtë zgjidhje për drejtimin e Shqipërisë!

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 23 Janar 2020


“Le Temps” ka botuar, të premten e 10 korrikut 1914, në faqen n°2, intervistën e saj me Esat Pashë Toptanin, të zhvilluar asokohe në Paris, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Bisedë me Esat Pashën

Esat Pasha, i cili ndodhet në Paris, u tregua mjaft i sjellshëm që të na priste dhe të na fliste për situatën në Shqipëri.

Ai është një burrë i ri, me tipare delikate dhe me sy në lëvizje; shtrëngimi i tij i dorës, i shkurtër dhe energjik, ngjan me atë të një ushtari. Goja e tij, qoshet e të cilës bien shpesh kur flet, është bindëse. Ai qesh me gëzim, një të qeshur të sinqertë.

“Unë nuk mund t’ju them asgjë në lidhje me gjendjen aktuale të Shqipërisë. – tha ai. Kanë kaluar dy muaj që jam larguar, dhe korrespodenca ime dhe e gruas sime përgjohen me aq kujdes sa unë jam më pak në dijeni se ju për atë që ndodh në Durrës.

Situata e Princ Vidit më duket se është më e keqe sesa kur u largova. E megjithatë gabimet e bëra që nga fillimi e kishin kompromentuar sovranin. Disa nga këto gabime i atribuohen. Kështu ai u dha përshtypjen myslimanëve shqiptarë se favorizonte padrejtësisht elementin katolik. Por, për të qenë i drejtë, duhet pranuar që mënyra se si ai u zgjodh nga Evropa ishte e gabuar.

Më lejoni t’ju them një anekdotë personale. Disa javë pasi mbërriti princi në Durrës, unë isha duke gjuajtur në male me uniformën e një gjenerali shqiptar. Një fshatar, me të cilin u takova, një nga ata malsorë për të cilët Evropa beson se është gjysëm barbar dhe zgjuarësia e të cilit përkundrazi shpesh më ka mahnitur, më pyeti pse kisha ndryshuar kostumin. “— Ishte Evropa, — i thashë atij, — e cila na dha këtë uniformë.” “— Evropa nuk po sillet mirë drejt popullit shqiptar, — vazhdoi ai; ajo duhej të ishte këshilluar me ne përpara se të zgjidhte princin tonë.” Unë i tregova atij se kisha shkuar për të kërkuar princin në krye të një delegacioni shqiptar. “— Po, Shkëlqesi, — tha ai, — por a na kërkuat mendimin tonë ?”

E pranoj se nuk dija çfarë t’i përgjigjesha. E megjithatë kundërshtimi që më bëri ky burrë trim unë vetë ia pata drejtuar përfaqësuesve të Evropës, kur ata më dërguan për të takuar princin. Më anashkaluan. Rezultati është që nga dita e parë, Princ Vidi iu shfaq Shqipërisë si një sovran i imponuar nga jashtë ;

Një njeri i shkathët dhe energjik megjithatë ia doli. Por Princ Vidi padyshim që nuk ishte lindur për të mbretëruar.

Zgjidhja ? Unë e shoh atë në largimin e princit dhe në dorëzimin e qeverisë në duart e komisionit ndërkombëtar të kontrollit.

Ky komision mund të arrijë të vendosë rendin pa pasur nevojë të përdorë forcën. Ju nuk mund të besoni se sa qartë shqiptarët e të gjitha shtresave, fanatikët si dhe të tjerët, e kuptojnë rolin e dobishëm që Evropa mund të luajë në Shqipëri. Sado urrejtje të ketë, pas një lufte disa mujore, çarmatosja do të arrihej shpejt nëse komisioni ndërkombëtar do të merrte përsipër administrimin e vendit.

Natyrisht që kjo zgjidhje mund të jetë vetëm e përkohshme. Pas disa muajsh, do të ishte e nevojshme të formohej një qeveri përfundimtare dhe t’i vihej në krye një shef. Por këtu përsëri vështirësitë janë më pak të mëdha nga sa besohet përgjithësisht. Disa imagjinojnë se myslimanët shqiptarë nuk do ta pranojnë kurrë një princ të krishterë. Ky është një gabim absolut. Që princi i ardhshëm, kushdo që të jetë ai, të shpëtojë nga jopopullshmëria e Princ Vidit, do të mjaftonte që Evropa të mbledhë kokat e vendit dhe përfaqësuesit e rajoneve kryesore për të paraqitur për miratim emrin e sovranit të ri. Nëse dëshironi, një lloj kongresi kombëtar.

Sa për mua, unë nuk kam ambicie të zgjidhem për këtë funksion, të cilin e kam refuzuar kur ma ofruan gjatë kohës kur qeverisja Shqipërinë qendrore. Le të marrin një njeri të shkathët (aksioni), me kapacitetet e duhura, dhe me kënaqësi do të përulemi para tij.

Puna e Evropës në Shqipëri është relativisht e thjeshtë : nëse i jep shqiptarëve përshtypjen se sinqerisht dëshiron të mirën e tyre, të gjitha përballjet do të zhduken.”

Etiketa: esat pasha


Ju sugjerojmë

Danimarka: Jemi pro njohjes së një shteti palestinez, por duhet të jetë demokratik
Bota

Danimarka: Jemi pro njohjes së një shteti palestinez, por duhet të jetë demokratik

26 Gusht, 2025 10:36 pm
Zjarr në një pallat në Lushnje, evakuohen banorët
Aktualitet

Zjarr në një pallat në Lushnje, evakuohen banorët

26 Gusht, 2025 10:04 pm
Zyrtari izraelit: Po shqyrtojmë çdo mundësi që çon në lirimin e pengjeve nga Hamasi
Bota

Zyrtari izraelit: Po shqyrtojmë çdo mundësi që çon në lirimin e pengjeve nga Hamasi

26 Gusht, 2025 9:32 pm
Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Aksident në Korçë, makina përplas për vdekje një grua

26 Gusht, 2025 9:11 pm
Donnarumma drejt Manchester City për 30 milionë euro
Sport

Donnarumma drejt Manchester City për 30 milionë euro

26 Gusht, 2025 9:01 pm
Administrata Trump “shënjestron” ministrin e Drejtësisë të Brazilit
Bota

Administrata Trump “shënjestron” ministrin e Drejtësisë të Brazilit

26 Gusht, 2025 8:33 pm
Situata e zjarreve në vend/MM: Gjatë orëve të fundit 37 vatra aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend, 4 vatra ende aktive

26 Gusht, 2025 8:18 pm
Sulmi izraelit në spitalin në Gaza, OKB: Duhet të ketë drejtësi
Bota

Sulmi izraelit në spitalin në Gaza, OKB: Duhet të ketë drejtësi

26 Gusht, 2025 8:04 pm
Itali, 26-vjeçari përdhunon 60-vjeçaren në një park në Romë
Bota

Itali, 26-vjeçari përdhunon 60-vjeçaren në një park në Romë

26 Gusht, 2025 7:34 pm
Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump
Bota

Trump parashikon përfundimin e luftës në Gaza brenda 3 javësh

26 Gusht, 2025 7:01 pm
Para
Rama takim me Di Maion dhe Conten, zbulon faturën e dëmeve të tërmetit

Rama takim me Di Maion dhe Conten, zbulon faturën e dëmeve të tërmetit

Raporti i Transparency International, Tabaku: 1 në 3 tendera është abuziv

Raporti i Transparency International, Tabaku: 1 në 3 tendera është abuziv

“Anti-shpifja në Venecia”, Basha komenton vendimin e Këshillit të Europës

"Anti-shpifja në Venecia", Basha komenton vendimin e Këshillit të Europës
















TE FUNDIT

Danimarka: Jemi pro njohjes së një shteti palestinez, por duhet të jetë demokratik

Danimarka: Jemi pro njohjes së një shteti palestinez, por duhet të jetë demokratik
26 Gusht, 2025

Danimarka nuk e përjashton njohjen e një shteti palestinez. Kryeministrja Mette Frederiksen deklaroi se janë në favor të njohjes së...

Lexo më shumë

Zjarr në një pallat në Lushnje, evakuohen banorët

Zjarr në një pallat në Lushnje, evakuohen banorët
26 Gusht, 2025

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në katin e parë të një pallati në qytetin e Lushnjes. Sipas informacioneve...

Lexo më shumë

Zyrtari izraelit: Po shqyrtojmë çdo mundësi që çon në lirimin e pengjeve nga Hamasi

Zyrtari izraelit: Po shqyrtojmë çdo mundësi që çon në lirimin e pengjeve nga Hamasi
26 Gusht, 2025

“Izraeli dëshiron një marrëveshje të plotë dhe që i sjell pengjet në shtëpi”, kështu ka deklaruar zëdhënësi i qeverisë izraelite...

Lexo më shumë

Aksident në Korçë, makina përplas për vdekje një grua

Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
26 Gusht, 2025

Një aksident i rëndë ndodhi këtë mbrëmje në Korçë, në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacioneve paraprake,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com