Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

1913/Kufijtë e ardhshëm të Shqipërisë,intervista e rrallë e Ismail Qemalit

2019/11/16 at 5:13 PM
në -Kulturë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
1913/Kufijtë e ardhshëm të Shqipërisë,intervista e rrallë e Ismail Qemalit

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 18 Korrik 2017


Gazeta franceze, « Le Matin », ka botuar, të premten e 4 prillit 1913, në faqen n° 3, intervistën e rrallë të Ismail Qemalit, i cili gjendej në kryeqytetin italian, Romë.

Lideri shqiptar ka folur për kufijtë e Shqipërisë, ku dhe ka ngritur shumë pyetje mbi qëllimet e Evropës (Fuqive të Mëdha) ndaj kombit tonë.

Kufiri me Malin e Zi ka qenë çështja më shqetësuese për kryetarin e qeverisë së përkohshme, i cili nuk ka nguruar të japë mendimin e tij.

Për më shumë, do të gjeni intervistën e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja, Blogu « Dars (Klos), Mat – Albania » :

 

« Romë, 3 Prill. Shkresë e veçantë e gazetës « Matin » – E takova sot Ismail Qemalin, i cili gjendej i rrethuar nga disa anëtarë të qeverisë së përkohshme dhe shumë patriotë shqiptarë, të cilët, në shenjë falenderimi, urimi dhe përkushtimi, kishin ardhur për të mbështetur shefin e tyre që mban mbi supe të gjithë përgjegjësinë për të udhëhequr hapat e parë të shtetit të ri.

Ismail Qemali sillej me të gjithë si një baba ; protokolli u la mënjanë në këtë mbledhje.

Kur u gjeta vetëm me Ismail Bej Qemalin, folëm fillimisht për udhëtimin e tij, pastaj e pyeta për kufijtë e ardhshëm të Shqipërisë.

Ismail Qemali : Ja, kjo është pyetja kyçe, të tjerat janë pa interes ose të parëndësishme. Evropa, dëshiron një Shqipëri të qëndrueshme apo një vend fantazëm ? A dëshiron ajo një vend të pavarur apo preferon të krijojë një lodër, një instrument të thjeshtë për ambiciet e ndryshme të vendeve të Ballkanit ? A do të sigurojë paqen apo të përgatisë rrëmujat e ardhshme ? Nëse dëshira e saj është që të krijojë me të vërtetë një Shqipëri të lirë, atëherë duhet që kufijtë e dhënë prej saj të jenë të zgjeruar mjaftueshmërisht.

Gazetari : Kufijtë që Greqia ju propozon në jug a u përgjigjen aspiratave tuaja ?

Ismail Qemali : Nuk janë ata që ne prisnim, por më së shumti është kufiri verior që na shqetëson. Traditat, zakonet e popullsisë në këto zona janë plotësisht shqiptare, dhe ne besojmë se Fuqitë e Mëdha do t’i marrin parasysh.

Gazetari : Ato (Fuqitë e Mëdha) kanë shprehur tashmë synimin e tyre për të ju dhënë Shkodrën, por çfarë do të ndodhë në qoftë se qyteti bie në duart e Malazezëve ?

Ismail Qemali : Ne jemi tërësisht në duart e Fuqive të Mëdha. Ne nuk mund të ushtrojmë asnjë lloj presioni tjetër perveçse atij që rezulton nga forca e ligjit dhe kotësisë së pretendimeve malazeze. Malazezët kanë jetuar vetëm në shkëmbinjtë e tyre ; ata nuk zbritën kurrë në fushë (ultësirë). Unë e kuptoj se ky rajon pjellor rrit oreksin e tyre. Traktati i Berlinit qe zemërgjerë për ta ; Po ashtu si Franca në Bruksel, ata nuk mund të kenë më shumë të drejta në Shkodër.

Në këtë qytet, çdo gjë është shqiptare, traditat, zakonet, feja. Banorët janë katolikë ose myslimanë, ndërsa malazezët, në të kundërt, janë ortodoksë. Shkodra është koka e Shqipërisë, dhe Fuqitë e Mëdha, nëse janë të gatshme të mundësojnë lindjen e saj, atëherë nuk mund ti presin kokën paraprakisht.

U ndava me Ismail Bej Qemalin. Sapo njoftuan ardhjen e ambasadorit të Turqisë. »

Nga Aurenc Bebja, Francë), Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania, : https://www.darsiani.com/la-gazette/le-matin-1913-shpresat-dhe-projektet-e-ismail-bej-qemalit-intervista-e-liderit-shqiptar-ne-rome-me-gazetarin-francez/

Etiketa: 1913ismail qemalikufij


Ju sugjerojmë

Plani sekret i Gjermanisë për luftë kundër Rusisë
Bota

Plani sekret i Gjermanisë për luftë kundër Rusisë

28 Nëntor, 2025 9:10 pm
Begaj: Pavarësia matet me cilësinë e shërbimeve publike
Aktualitet

Begaj: Pavarësia matet me cilësinë e shërbimeve publike

28 Nëntor, 2025 8:36 pm
Operacion izraelit në Sirinë jugore, 13 viktima
Bota

Operacion izraelit në Sirinë jugore, 13 viktima

28 Nëntor, 2025 8:02 pm
Rusia kërcënon me ndalimin e plotë të WhatsApp-it
Bota

Rusia kërcënon me ndalimin e plotë të WhatsApp-it

28 Nëntor, 2025 7:19 pm
Peshkaqenët misteriozë të thellësive po zhduken për kozmetikë
Te Fundit

Peshkaqenët misteriozë të thellësive po zhduken për kozmetikë

28 Nëntor, 2025 7:08 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, përplasen 8 automjete

28 Nëntor, 2025 6:47 pm
Orbani injoron partnerët e BE-së, i kërkon Putinit më shumë naftë dhe gaz
Bota

Orbani injoron partnerët e BE-së, i kërkon Putinit më shumë naftë dhe gaz

28 Nëntor, 2025 6:39 pm
Itali, greva e transporteve paralizon vendin
Bota

Itali, greva e transporteve paralizon vendin

28 Nëntor, 2025 6:06 pm
Zyrtarizohet stadiumi ku do të luhet ndeshja Poloni-Shqipëri
Sport

Zyrtarizohet stadiumi ku do të luhet ndeshja Poloni-Shqipëri

28 Nëntor, 2025 5:16 pm
“Është e mirë?/Zbardhen bisedat, oficeri i Antiterrorit komunikon për blerje kokaine
Kronikë

“Është e mirë?/Zbardhen bisedat, oficeri i Antiterrorit komunikon për blerje kokaine

28 Nëntor, 2025 4:03 pm
Para
BE e quan parajsë për kriminelët,Rama në projektin që “shet nënshtetësinë”

BE e quan parajsë për kriminelët,Rama në projektin që "shet nënshtetësinë"

Varane: Kemi ardhur për fitore, do bëjmë lojë dinamike

Varane: Kemi ardhur për fitore, do bëjmë lojë dinamike

Durrës/ Helmohen tre punonjës të paraburgimit dhe një i burgosur

E përplas makina kur po kalonte rrugën, ndërron jetë 35-vjeçarja
















TE FUNDIT

Plani sekret i Gjermanisë për luftë kundër Rusisë

Plani sekret i Gjermanisë për luftë kundër Rusisë
28 Nëntor, 2025

Quhet “Oplan Deu” dhe është plani sekret i Gjermanisë për një konflikt të mundshëm me Rusinë. Rreth dhjetë oficerë të...

Lexo më shumë

Begaj: Pavarësia matet me cilësinë e shërbimeve publike

Begaj: Pavarësia matet me cilësinë e shërbimeve publike
28 Nëntor, 2025

Presidenti Bajram Begaj zhvilloi mbrëmjen e sotme një ceremoni në Presidencë me rastin e 113-vjetorit të Pavarësisë së vendit. Në fjalën e...

Lexo më shumë

Operacion izraelit në Sirinë jugore, 13 viktima

Operacion izraelit në Sirinë jugore, 13 viktima
28 Nëntor, 2025

Trembëdhjetë njerëz janë vrarë në një operacion izraelit në Sirinë jugore të premten, sipas mediave shtetërore siriane. Damasku e ka...

Lexo më shumë

Rusia kërcënon me ndalimin e plotë të WhatsApp-it

Rusia kërcënon me ndalimin e plotë të WhatsApp-it
28 Nëntor, 2025

Rusia tha të premten se po e shqyrton ndalimin e shërbimit të njohur për dërgimin e mesazheve, WhatsApp, duke e akuzuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com