Vijojnë të dalin në dritë detaje nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Durrës, ku 19-vjeçarja Hygerta Meta vrau me armë zjarri të atin, pasi ai dëshironte ta fejonte pa dëshirën e saj me një emigrant në fshat.
Ndërkohë policia po vijon hetimet në lidhje me ngjarjen tronditëse dhe ka shumë pikëpyetje për të vërtetën e saj, pasi arma e krimit ende nuk është gjetur.
Dyshimet janë se mund të ketë edhe persona të tjerë të implikuar në krim kjo duke u nisur nga dinamika e ngjarjes, për të cilën duket e pamundur që e reja të ketë vepruar e vetme..
Vajza ka thënë se ka qenë ajo që e ka çuar makinën e babait në sektorin Rinia.
Po ashtu ajo ka deklaruar se ka vrarë të atin me armën e tij të shërbimit e ka lidhur dhe e ka varrosur te kasollja e lopëve.