-Jetë dhe Stil

19 tamponë pozitivë që nga marsi, mungoi edhe në dasmën e vajzës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:03 - 28/08/20 |
Opi Nion

Pas 5 muajsh dhe 19 tamponësh të kryer Nada Cava vazhdon të jetë ende pozitive në testin e koronavirusit.

49-vjeçarja me banim në San Giovanni di Colonnella ka kaluar 170 ditë në karantinë, që nga 13 Marsi kur zbuloi se ishte infektuar nga koronavirusi.
Këto ditë të gjata të karantinës I kanë kushtuar edhe humbjen e punës, në një market ku ishte e punësuar si arkëtare.

“Nuk ndjehem mirë dhe tani jam dhe shumë e nervozuar. Shpresoj që të marri fund një herë e mirë ky ankth”, ka thënë ajo për “Messaggero”.

“Tani do të më çojnë në spitalin Covid në Pescara dhe do të më thonë nëse jam e përshtatshme për kurën me plazma. Kam qenë atje dhe javën e shkuar. Isha plot besim, shpresoja se do të më nisnin terapinë, por më mbajtën vetëm një ditë për vizita dhe analiza. Shpesh mendoj sikur të kishte qenë vetëm një ëndërr e keqe, nga e cila do të zgjohem, por për fat të keq nuk është ashtu”, ka thënë ajo.

Ndërkohë ajo ka arritur të gjejë një ounë tjetër, por problem është gjithmonë testi pozitiv. “Do të nisja punë në 2 shtator dhe isha optimiste. Por për fat të keq kam ende test pozitiv dhe vetëm një mrekulli mund të më negativizojë deri atë ditë”, ka thënë ajo.

Për shkak të koronavirusit Nada nuk ka mundur të marri pjesë në funeralin e së ëmës dhe martesën e së bijës./Opinion.al

Pas