Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

1897/ Procesverbali i Kongresit të 2-të gjuhësor shqiptar, në Siçili

2020/04/14 at 3:56 PM
në -Kulturë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
1897/ Procesverbali i Kongresit të 2-të gjuhësor shqiptar, në Siçili

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 14 Prill 2020

“La Revue d’Orient et de Hongrie” ka botuar, më 11 prill 1897, në ballinë, procesverbalin e Kongresit të 2-të gjuhësor shqiptar, zhvilluar asokohe në Lungro të Siçilisë me 20 dhe 21 shkurt po të atij viti, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Kongresi gjuhësor shqiptar.

“Kemi para nesh procesverbalin e Kongresit të 2-të gjuhësor shqiptar, të mbajtur në Lungro (Itali) më 20 dhe 21 shkurtin e kaluar, nën kryesinë e profesorit Jeronim de Rada, poetit të njohur shqiptar.

Morën pjesë njerëz të profesioneve liberale nga Sofia d’Epiro, Mucchia Albanese, Giorgio Albanese, Firmo, Pallagorio, Frascineto; 55 persona nga Lungro, përfaqësues të komunave të S. Dementrio Corone, Firmo, Acquaformosa, të komitetit “Pro Civiltate” në Bolonjë dhe dy shqiptarë nga Bukureshti.

Iu bashkuan kongresit komunat e S. Nicola dell’Alto, Portocannone, Spezzano Albanese, Greci di Puglia dhe disa personazhe nga Castroreggio, Palermo, Piana dei Greci, Caraffa di Catanzaro, San Adriano në San Demetrio, Pallagorio, Catanzaro; shoqëria shqiptare “Dituria” në Bukuresht, komiteti i shqiptarëve në Napoli (Giovanni Castriota Skanderbeg, marchese di Auletta, A. Dramis, avokatët Fr. Mauro dhe G. Placco dhe profesorët Gerardo dhe Gennaro Couforti). Asnjë shqiptar i vetëm nga vetë Shqipëria !

Në fjalën e tij të hapjes, De Rada shpjegoi qëllimin letrar të veprës, duke vënë në dukje se statusi quo politik në Shqipëri ende ofron, në kushtet aktuale, garancinë më të mirë për kombësinë shqiptare.

Kongresi vendosi t’i shkruajë mbretit të Italisë dhe z. Crispi (të cilët dërguan falënderimet e tyre gjatë Kongresit), komitetit të Bolonjës dhe gazetave Tribuna (në Romë), Resto del Carlino (në Bolonjë) dhe Secolo-s (në Milano).

Në seancën e 21 shkurtit, Kongresi miratoi statutin e Shoqërisë kombëtare shqiptare, e cila u formua, me qëllim që të :

1 ° krijojë alfabetin e përbashkët shqiptar,

2 ° të përpilojë një fjalor,

3 ° të botojë një revistë italo-shqiptare,

4 ° të lidhë marrëdhënie me vendin amë.

Shoqëria do të ketë selinë e saj në Lungro (Siçili), do të ketë anëtarë nderi (shqipfolës të të gjitha kombeve), themelues dhe anëtarë të thjeshtë. Anëtarët themelues do të paguajnë 12 franga në vit, ndërsa ata të thjeshtë 6 franga.

Bordi i shoqatës përbëhet nga :

– presidenti : Ans. Lorrecchio, nga Pallagorio;

– zëvendës-presidentët : Luigi Landa, nga Greci di Puglia, dhe Giov. Damis, nga Lungro;

– sekretari : prof. Camillo Vaccaro, nga Lungro.

Një mocion për të kërkuar nga qeveria italiane një subvencion prej 20.000 frangash për kolegjin S. Adriano, në S. Demetrio Corone, u shty për në Kongresin tjetër.

Ky kongres i tretë do të zhvillohet gjithashtu në Lungro.

Kongresi mori shkresa urimesh nga shoqëria “Dituria” në Bukuresht, komiteti shqiptar në Napoli, komunat e Pallagorio-s dhe Piana dei Greci, kolegji S. Adriano, z. Giuseppe Schiro, dy banorë të Giovinazzo-s ( nga Bari) dhe disa të tjerë.”

Nga Aurenc Bebja, Francë, Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania,: https://www.darsiani.com/la-gazette/la-revue-d-orient-et-de-hongrie-1897-ky-eshte-procesverbali-i-kongresit-te-2-te-gjuhesor-shqiptar-i-mbajtur-ne-sicili-nen-kryesine-e-profesorit-jeronim-de-rada/

Etiketa: lungroprocesverbalsicili

Ju sugjerojmë

Aplikacioni i ChatGPT gjeneron 2 miliardë dollarë të ardhura
-Jetë dhe Stil

Aplikacioni i ChatGPT gjeneron 2 miliardë dollarë të ardhura

16 Gusht, 2025 10:38 pm
Vendbanimi palafit më i vjetër në Evropë, shtohen turistët në fshatin e Linit
-Kulturë

Vendbanimi palafit më i vjetër në Evropë, shtohen turistët në fshatin e Linit

16 Gusht, 2025 10:09 pm
Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare ikona e televizionit italian, Pippo Baudo
Te Fundit

Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare ikona e televizionit italian, Pippo Baudo

16 Gusht, 2025 9:48 pm
Zelensky të hënën në Uashington, përgatitet për bisedime “të rrezikshme” me Trumpin
Bota

Zelensky të hënën në Uashington, përgatitet për bisedime “të rrezikshme” me Trumpin

16 Gusht, 2025 9:33 pm
“Një tjetër ditë në luftë”, Vengu: 3 helikopterë për zjarrin në Fushë Arrëz
Aktualitet

“Një tjetër ditë në luftë”, Vengu: 3 helikopterë për zjarrin në Fushë Arrëz

16 Gusht, 2025 8:44 pm
Trump reagon pas takimit me Putin: Mund të ketë një takim mes tij e Zelenkyt
Bota

Trump reagon pas takimit me Putin: Mund të ketë një takim mes tij e Zelenkyt

16 Gusht, 2025 8:21 pm
Fluks i lartë në Portin e Durrësit, mbi 117 mijë udhëtarë në 15 ditë
Aktualitet

Fluks i lartë në Portin e Durrësit, mbi 117 mijë udhëtarë në 15 ditë

16 Gusht, 2025 7:46 pm
Vladimir Putin thyen heshtjen pas samitit në Alaskë
Bota

Vladimir Putin thyen heshtjen pas samitit në Alaskë

16 Gusht, 2025 7:28 pm
12 miliarderë në bord, shihet në Durrës jahti më i bukur i 2025-ës
Aktualitet

12 miliarderë në bord, shihet në Durrës jahti më i bukur i 2025-ës

16 Gusht, 2025 6:49 pm
Kosova kryeson në matjet globale për përmirësim të mirëqenies
Rajoni

Kosova kryeson në matjet globale për përmirësim të mirëqenies

16 Gusht, 2025 6:32 pm
Para
Apeli i Durrësit rrëzon përfundimisht akuzat ndaj Florenc Çapjas

Apeli i Durrësit rrëzon përfundimisht akuzat ndaj Florenc Çapjas

Polonia nis lehtësimin e masave anti-koronavirus

Polonia nis lehtësimin e masave anti-koronavirus

COVID-19/ Austria liron masat, paralajmëron qytetarët

COVID-19/ Austria liron masat, paralajmëron qytetarët

TE FUNDIT

Aplikacioni i ChatGPT gjeneron 2 miliardë dollarë të ardhura

Aplikacioni i ChatGPT gjeneron 2 miliardë dollarë të ardhura
16 Gusht, 2025

Aplikacioni i ChatGPT po kujdeset mirë për të ardhurat. Që prej daljes së tij në maj 2023 për pajisjet iOS...

Lexo më shumë

Vendbanimi palafit më i vjetër në Evropë, shtohen turistët në fshatin e Linit

Vendbanimi palafit më i vjetër në Evropë, shtohen turistët në fshatin e Linit
16 Gusht, 2025

Lini, fshati piktoresk buzë liqenit të Ohrit, rreth 22 km larg Pogradecit është ndër më të preferuarit sidomos nga turistët...

Lexo më shumë

Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare ikona e televizionit italian, Pippo Baudo

Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare ikona e televizionit italian, Pippo Baudo
16 Gusht, 2025

Pippo Baudo ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare. Sipas televizionit ANSA , mësohet se Baudo u nda nga jeta mbrëmjen...

Lexo më shumë

Zelensky të hënën në Uashington, përgatitet për bisedime “të rrezikshme” me Trumpin

Zelensky të hënën në Uashington, përgatitet për bisedime “të rrezikshme” me Trumpin
16 Gusht, 2025

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelensky do të fluturojë për në Uashington të hënën, nën presionin e fortë të SHBA-së për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com