Një gjest ekstremisht bujar në ditën e Krishtlindjes dhe që do të mund të shpëtojë jetën e 10 personave të tjerë. Alessandro Giani, 18 vjeç, ka ndërruar jetë pasi ishte shtruar për tri ditë në spitalin e Varezes.
I riu kishte rënë nga çatia e një fabrike të vjetër të braktisur, ku ndodhej për ta eksploruar. Pasi mjekët kanë deklaruar vdekjen cerebrale të 18-vjeçarit, familja e tij ka pranuar dhurimin e organeve.