Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë konfirmuar 18 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin total të të prekurve në 277.
Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik bëri me dije se në 24 orët e fundit janë testuar 96 persona të dyshuar, ndërsa deri në këto momente janë testuar gjithsej 1919 raste.
Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Kavajë, Lezhë, Has, Elbasan, Shkodër dhe Pukë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
Tiranë 143 raste, Durrës 30 raste, Lushnje 4 raste, Elbasan 8 raste, Fier 23 raste, Kavajë 6 raste, Rrogozhinë 2 raste, Korçë 16 raste, Vlorë 5 raste, Shkodër 10 raste, Lezhë 6 raste, Berat 1 rast, Has 8 raste, Krujë 5 raste, Tropojë 4 raste, Pukë 4 raste, Mirditë 2 raste. /Opinion.al