Vala e dytë e pandemisë së koronavirusit ka nisur të shënojë rekorde të reja të infektuarish në të gjithë Europën, por vendi i cili duket se po goditet më rëndë është Franca.
Sipas ministrisë së Shëndetësisë mbi 18 mijë persona janë infektuar me virusin vdekjeprurës gjatë ditës së fundit, shifra këto që nuk ishin regjistruar ndonjëherë që nga nisja e pandemisë.
Pas deklaratës për shtyp të ministrisë reagoi presidenti Emanuel Makron. Ai vuri menjëherë theksin te nevoja e marrjes së masave të reja për të parandaluar përhapjen e mëtejshme.
“Në vendet ku sëmundja po përhapet shumë shpejt (…) do të ketë kufizime të reja”, tha Macron gjatë një interviste të transmetuar në dy kanalet kryesore televizive të Francës./ Opinion.al