Sport

174 tifozë të vdekur në Indonezi, kreu i FIFA: Një tragjedi e pakrahasueshme



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:09 - 02/10/22 |
Opi Nion

Kreu i FIFA-s Gianni Infantino e cilësoi një ditë të errët për futbollin ngjarjen e rëndë në Indonezi, ku 174 persona humbën jetën dhe qindra të tjerë u plagosën, pas përplasjeve mes tifozëve pas sfidës Arema FC-Persebaya në stadiumin Kanjuruhan.

“Bota e futbollit është nën shok duke ndjekur incidentet e ndodhura në Indonezi. Kjo është një ditë e errët për të gjithë ata që janë të përfshirë në futboll, një tragjedi e pakrahasueshme. I shpreh ngushëllimet e mia familjarëve dhe miqve të atyre që humbën jetën në këtë inçident tragjik”, shkruan ndër të tjera presidenti i FIFA-s.

Ngjarja ndodhi brëmjen e së shtunës ku tifozët e dy palëve nisën të përplaseshin ndërmjet tyre. Ndërhyrja e forcave të policise nuk ka mundur ta qetsojë situatën ndërsa gjendja përshkallëzoi në një bilanc me 174 viktima dhe qindra të plagosur./Opinion.

Pas