Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

17-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Begaj nga Prishtina: Shqipëria do të jetë gjithnjë pranë jush!

2025/02/17 at 7:49 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
17-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Begaj nga Prishtina: Shqipëria do të jetë gjithnjë pranë jush!

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka marrë pjesë në ceremoninë shtetërore për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Në fjalën  e tij, Begaj është shprehur se Shqipëria do të jetë gjithnjë pranë Kosovës duke e mbështetur në çdo iniciativë, në organizata ndërkombëtare, rrugën drejt BE-së dhe njohjet e reja.

Gjithashtu kreu i shtetit kërkoi nga BE që të heq sanksionet ndaj Kosovës dhe u bëri thirrje shteteve anëtare që nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës ta bëjnë këtë.

Fjala e plotë e Bajram Begajt:

Pavarësia e Kosovës është testament i qëndresës, amanet i shenjtë, ngadhënjim i sakrificës dhe besimit në të drejtën e një populli autokton për të jetuar i lirë, me dinjitet dhe në një shtet të barabartë mes të barabartëve.

Pavarësia e Kosovës erdhi si meritë e përpjekjeve titanike të një populli që nuk u përkul dhe nuk u dorëzua kurrë ndaj padrejtësive dhe gjenocidit.

Sot e përjetë nderojmë arkitektin e pavarësisë së Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugovën, liderin dhe Presidentin historik të Kosovës, dhe Adem Demacin, nderojmë komandantin legjendar Adem Jashari dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, nderojmë gjakun e dëshmorëve dhe sakrificat për një të ardhme në liri të mijëra burrave dhe grave, nderojmë lotët dhe dhimbjet e nenave, nderojmë firmëtarët e pavarësisë.

26 vite më parë, çështja e Kosovës bashkoi shtete dhe kombe. Me mbështetjen e aleatëve tanë Euroatlantikë dhe me ndërhyrjen unike vendimtare të NATO-s kundër terrorit, krimeve të luftës dhe gjenocidit serb u hap rruga e lirisë, u krijua shteti i Kosovës, arritje e madhe për kombin shqiptar në këtë shekull.

Republika e Kosovës gjithnjë e më shumë është kontribuuese e paqes, dialogut dhe bashkëjetesës. Ajo ka forcën, kurajën dhe vizionin të shohë përpara. Kosova ka provuar se jo vetëm di të kërkojë, të mbrojë e të respektojë lirinë dhe demokracinë, por edhe të përmbushë përgjegjësitë ndaj qytetarëve të saj dhe ndaj komunitetit ndërkombëtar.

Shqipëria dhe Kosova, faktori shqiptar në rajon, është aleat besnik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, aleat i përkushtuar i Aleancës Euroatlantike dhe vlerave të saj në rajon. Shqiptarët do të jenë përgjithnjë mirënjohës për mbështetjen e tyre të pakursyer. Ne besojmë se Evropa e Bashkuar është destinacioni ynë strategjik dhe jetik, është një projekt në shërbim të paqes, demokracisë, sigurisë, stabilitetit e prosperitetit. Shqiptarët besojnë në Bashkimin Evropian, në vlerat që ai përfaqëson, si dhe në përkushtimin për zgjerim, por mosnjohja e shtetit të Kosovës është akt që bie ndesh me këtë përkushtim. Dëshirojmë që këto vende të rishikojnë qëndrimet e tyre dhe, gjithashtu, Bashkimi Evropian të heqë sanksionet e vendosura padrejtësisht ndaj shtetit të Kosovës.

Duhet të jemi shumë të kthjellët për vlerat tona Euroatlantike dhe duhet të punojmë pareshtur për forcimin e aleancave tona strategjike. Paqja, liria dhe demokracia janë realitete që duhen ushqyer e mbrojtur kurdoherë, me të gjitha fuqitë tona.

Shqipëria do të jetë gjithnjë pranë Kosovës, në të gjitha përpjekjet e arritjet e saj. Ne do të përkrahim dhe mbështesim kurdo dhe kudo Republikën e Kosovës, në çdo iniciativë integrimi rajonal, në organizatat ndërkombëtare, në rrugën drejt integrimit evropian dhe për njohje të reja.

Bashkëpunimi ynë është përgjegjësi, është rruga drejt forcimit të vetë shteteve tona për fuqizimin e ndikimit të faktorit shqiptar në rajon e më gjerë, por edhe për forcimin e kombit shqiptar.

Ky bashkëpunim ka një potencial të jashtëzakonshëm të pashfrytëzuar plotësisht, e mbi të gjitha ne kemi një xhevahir, që është gjuha shqipe, e cila duhet ruajtur, zhvilluar, pasuruar, e trashëguar.

Qytetarët tanë presin më shumë ndërveprim dhe bashkëpunim, më shumë rezultate të prekshme dhe shkëmbime ekonomike, më shumë lehtësim në tregje dhe nisma të përbashkëta, më pak burokraci apo keqkuptime.

Ne shqiptarët, përgjatë gjithë historisë sonë të lashtë, nuk kemi pasur nga askush dhurata politike. Na është dashur të luftojmë për të drejtat tona më themelore: lirinë, pavarësinë, gjuhën tonë. Sot kemi arritur t’i gëzojmë. Për këtë jemi krenarë. E me këtë krenari të mbajmë edhe përgjegjësi për sfidat që kemi përpara.

Ta duam kombin shqiptar me fuqinë hyjnore, të punojmë së bashku me fuqinë njerëzore për të ruajtur lirinë, për të forcuar paqen, demokracinë dhe stabilitetin, të punojmë së bashku për prosperitet dhe integrim, të jemi ndërtues të së ardhmes së begatë të kombit shqiptar.
Urime, Kosovë, 17-vjetorin e Pavarësisë!

Gëzuar përjetë Pavarësinë, Republikë e Kosovës, shtet i pavarur, sovran dhe demokratik!

Lavdi heronjve të Pavarësisë!

Zoti e bekoftë Kosovën dhe qytetarët e saj!

Zoti i bekoftë shqiptarët!

Ju sugjerojmë

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetasi izraeliti
Aktualitet

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetasi izraeliti

7 Qershor, 2025 1:44 pm
Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

7 Qershor, 2025 1:31 pm
Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
Sport

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

7 Qershor, 2025 12:48 pm
Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Kryesore

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

7 Qershor, 2025 12:29 pm
Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
Bota

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

7 Qershor, 2025 12:18 pm
Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
Politikë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

7 Qershor, 2025 12:04 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon për të 28-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

7 Qershor, 2025 11:54 am
Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?
Rajoni

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

7 Qershor, 2025 11:41 am
Para
Ambasadori i Rusisë në OKB nuk kursen kritikat për BE-në dhe Britaninë: Nuk e mbajnë fjalën

Ambasadori i Rusisë në OKB nuk kursen kritikat për BE-në dhe Britaninë: Nuk e mbajnë fjalën

Scholz: Të mos ketë ndasi mes SHBA-së dhe BE-së në bisedimet për paqe në Ukrainë

Scholz: Të mos ketë ndasi mes SHBA-së dhe BE-së në bisedimet për paqe në Ukrainë

Javë e “varfër” e me pak vlerësime, vetëm njëra prej shenjave të horoskopit triumfon

Javë e “varfër” e me pak vlerësime, vetëm njëra prej shenjave të horoskopit triumfon

TE FUNDIT

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetasi izraeliti

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetasi izraeliti
7 Qershor, 2025

Policia Kufitare e Rinasit në bashkëpunim me shërbimet doganore, kanë goditur një tjetër rast të mosdeklarimit në pikën e kalimit kufitar,...

Lexo më shumë

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
7 Qershor, 2025

Këtë të shtunë, vendgrumbullimi i mbetjeve në qytetin e Vlorës është përfshirë sërish nga flakët e zjarrit. Sipas asaj që...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
7 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e sotme për shtyp, ndër të tjera ka përcjellë një mesazh për...

Lexo më shumë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
7 Qershor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar paraditen e sotme lidhur me  largimin e komandantit të Gardës së Republikës,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com