Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tetovë, ku një 17-vjeçare ka vrarë bashkëmoshatarin e saj. Trupi i pajetë i dajlit 16-vjeçar është gjetur në lumin Pena.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, 17-vjeçarja e goditi me një send të mprehtë në kokë adoleshentin.
Gjithçka ka ndodhur pas një konflikti verbal mes dy të miturve pranë makinës që 16 vjeçari e drejtonte. 17-vjeçarja ka goditur bashkëmoshatarin me mjet të fortë dhe më pas e ka hedhur trupin e tij në lunmë.
“E dyshuara, vajza 17 vjeçe me paramendim ka privuar nga jeta një 16 vjeçar. Pas përplasjes verbale në veturë tek vendi i quajtur “Banja” ajo me një mjet të fortë ka goditur të dëmtuarin duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore të rrezikshme për jetën. Më pas e ka hedhur në lumin Shkumbin, ndërsa trupi i pajetë është gjetur në rrjedhën e lumit. Prokurori publik deri tek gjykata ka dorëzuar caktimin e masës së paraburgimit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore Publike-Tetovë.
Vajzës, e cila e ka pranuar krimin, i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.