Një tjetër rezultat i shkëlqyer i Lara Colturit në ndalesën e Jasnës në Kupën e Botës.
Ajo arrin të renditet e 13-ta në Giant Sllalom në një garë mjaft të luftuar mes kampioneve të Botës dhe Olimpike për të rritura.
Ditën e nesërme, Lara do të jetë përsëri në garë në Jasna por këtë herë në disiplinën e Slallomit.
Lara po “abonohet” kështu me top 15 dhe konsolidon pozicionin e saj në renditjen e përgjithshme dhe përligj çdo garë e më shumë parashikimet si një talent i Skive Botërore, pasi vlen të theksohet mosha e saj vetëm 17 vjeç.