Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Turqisë, Gaziantep, ku një 17 vjeçar ka vrarë shokun e tij të ngushtë për shkak se ky i fundit nuk fshiu një postim në rrjetet sociale.
Ibrahim A,17-vjeç, e kishte paralajmëruar viktimën, Muhammed Seyh Ahmed, 17-vjeç, për fshirjen e postimit, por ky i fundit i’u përgjigj negativisht kërkesës së bashkëmoshatarit të tij dhe mes tyre lindi një debat i ashpër, që përfundoi në përdorimin e thikës.
Policia raportoi se autori e goditi shokun e tij me thikë në zemër, duke e lënë të vdekur në vend. Ndërkohë, autori është arrestuar dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë, raportojnë mediat e huaja.