Këtë të hënë Lëvizja Socialiste për Integrim shënon 17 vjetorin e themelimit.
Në një postim në rrjetet sociale, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi iu uron gëzuar të gjithë atyre që e duan LSI dhe thekson se misioni vazhdon.
“Gëzuar ditën e LSI. Për të gjithë ju djem dhe vajza, burra e gra, për të gjithë ju që e doni, keni luftuar dhe vazhdoni të luftoni për atë çfarë LSI përfaqëson.
Misioni vazhdon”, shkruan Kryemadhi.
Kujtojmë se zgjedhjet e 25 prillit kanë sjellë një tkurrje të madhe të elektoratit për Lëvizjen Socialiste për Integrim.
Në krahasim me katër vitet e kaluara, ku LSI kishte 19 mandate, tashmë në parlamentin e ardhshëm do të ketë vetëm 4 mandate.