Aktualitet

17 procedura në një ditë, porosi nga Rama? Përgjigjet Ëngjëll Agaçi



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:08 - 22/02/22 |
Opi Nion

Po vijon të dëshmojë në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit  të Ministrave, Ëngjëll Agaçi . Ai është pyetur nga kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku për 17 proceduarat e miratuara në datën 16 dhjetor të vitit 2014.  Ai është shprehur se nuk ka pasur porosi nga kryeministri, Edi Rama, ndërsa ka theksuar se disponon një kopje të rendit të ditës së asaj dite dhe mund t’ia verë në dispozicion.

Jorida Tabaku: A keni marrë porosi nga kryeministri i vendit për këtë koncension? Në datën 16 dhjetor janë kryer 17 procedura, keni marrë porosi nga eprori juaj?

Ëngjëll Agaçi: Nuk ka pasur absolutisht asnjë lloj porosie të tillë, ajo që unë dua të sqaroj e dëshmoj para jush është se është aluduar në media me lloj lloj shpifjesh, është e pëvërtetë dhe ka shumë rëndësi që Këshilli i Ministrave ka miratuar 17 vendime për inceneratorët, natyrisht e kam një kopje të rendit të ditës, nëse doni mund t’jua vë në dispozicion. Është fondamentale për mua të sqaroj është se i vetmi vendim që është miratuar më 16 dhjetor është ky vendim që ju thashë.

Jorida Tabaku: Zoti Boçi na ka bërë një prezantim të 17 procedurave të kryera një ditë më parë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, a keni pasur një porosi për këto procedura? Keni pasur nxitim? Nuk thashë VKM por procedura.

Ëngjëll Agaçi:Në administratën publike zhvillohen me qindra procedura. Nuk jam në gjendje të përgjigjem për gjëra jashtë funksionit tim. Këshilli i Ministrave nuk ka miratuar asnjë procedurë, asnjë kontratë.

Pas