Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar 415 qytetarë të dyshuar me Covid-19, prej të cilëve rezultojnë 168 raste pozitive.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 5 viktima nga pandemia duke e çuar numrin total të viktimave në Kosovë në 144.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 157 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 3.226 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.675.
Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 6.045 raste nga 31.956 persona të testuar. /Opinion.al