Një 37-vjeçare ka mbetur e plagosur gjatë një aksidenti të ndodhur ditën e sotme në lagjen “Isa Boletini” në Vlorë.
Policia bën me dije se rreth orës 16:20, një 16-vjeçar ka humbur kontrollin e automjetit dhe është përplasur me vitrinën e një dyqani. Gjatë përplasjes është dëmtuar 37-vjeçarja E.A., e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Sipas policisë 16 vjeçari e kishte marrë automjetin pa lejen e prindërve. Ai ka marrë ndihmë mjekësore, dhe pritet të shoqërohet në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë.