Një nxënës i një gjimnazi në Krujë, ka hedhur në korridorin e shkollës një sasi spray me spec djegës.
Uniformat blu bëjnë me dije se 16-vjeçari gjatë procesit mësimor ka hedhur një sprajt me përmbajtje piperi, i cili si pasojë ka krijuar shqetësime tek pjesa tjetër e klasës.
Për pasojë disa prej nxënësve u ndjenë keq dhe përfunduan në spital, për ndihmë mjekësore.
Ndërkohë policia tha se 16-vjeçari së bashku me një tjetër 17-vjeçar janë shoqëruar për në komisariat.
“Më datë 12.09.2023, në një gjimnaz në Krujë, një nxënës 16 vjeç ka hedhur në klasë, gjatë procesit mësimor, një sprajt me përmbajtje piperi, i cili si pasojë ka krijuar shqetësime te disa nxënës të klasës.
Nxënësit po marrin ndihmën mjekësore në spitalin rajonal Krujë, ndërsa autori i dyshuar, së bashku me një 17-vjeçar, janë shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme”, tha policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Opinion.al