Bota

16 viktima nga përmbytjet në SHBA, mes  tyre 6 fëmijë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:32 - 30/07/22 |
Opi Nion

Të paktën 16 persona kanë vdekur për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në Kentakin lindor, në SHBA.

Ndërkohë, numri i të vdekurve pritet të rritet ka thënë guvernatori i Kentakit, Andy Beshear.

Ndërsa, presidenti Biden i shpalli përmbytjet “një fatkeqësi e madhe” të premten dhe urdhëroi ndihmën federale për të ndihmuar autoritetet lokale në përpjekje të rimëkëmbjes së vendit.

Mediat e huaja raportojnë se në mesin e të vdekurve janë gjashtë fëmijë, përfshirë dhe një 1-vjeçar.

Më shumë se 23,000 njerëz kanë mbetur pa energji elektrike.

Guvernatori Andy Beshear, tha se është përmbytja më e rëndë që ai ka parë deri më tani. Një pjesë e qyteteve janë zhytur nën ujë dhe disa zona janë të pakalueshme, tha ai.

Përmbytjet erdhën pas shirave të dendur në fillim të kësaj jave, ku si pasojë e tyre qindra shtëpi në Kentaki janë shkatërruar, tha guvernatori.

Pas