Në vendin tonë janë shëruar 248 persona të prekur nga koronavirusi, mes të cilëve 16 pacientë në 24 orët e fundit.
Lajmi i mirë me dije nga Ministria në përditësimin e të dhënave më të fundit nga situata e koronavirusit në vend.
“Gjatë 24 orëve të fundit, 18 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 248.”, deklaroi Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik.
Ndërkohë, ka shkuar në 475 numri i personave të prekur nga koronavirusi në Shqipëri, ku në 24 orët e fundit janë konfirmuar 8 raste të reja me COVID-19./Opinion.al