Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

15-vjeçarja e përdhunuar nga fqinji rrëfehet e përlotur: Fëmija, fryt i një turpi

2018/04/19 at 6:54 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
15-vjeçarja e përdhunuar nga fqinji rrëfehet e përlotur: Fëmija, fryt i një turpi

Pogradec/ Dhorjela Çule/ Rezultatet e ADN-së për fëmijën e lindur nga 15-vjeçarja Xh. Biba, e cila akuzoi bashkëfshatarin e saj se e kishte përdhunuar dhe lënë shtatzënë, duket se kanë rikthyer tronditjen e rëndë tek e mitura.


Pavarësisht se deri më tani fqinji i saj, 55- vjecari Ligor Biba nga fshati Velçan kishte mohuar çdo akuzë të ngritur prej të miturës dhe familjes së saj, përgjigja e ADN-së konsiderohet një provë e pakontestueshme, që rëndon pozitën e tij para drejtësisë. Nga ana tjetër, tre muaj pas lindjes, jeta e nënës së mitur ka marrë një tjetër drejtim.

Pasi është detyruar që foshnjën e saj ta lërë në jetimore, ajo ka braktisur edhe shkollën. E mitura rrëfen se të afërm të fqinjit që e përdhunoi atë i kanë afruar deri në 10 milionë lekë që ajo të tërhiqet nga pretendimet e saj në ngarkim të Ligor Bibës.

Prindërit nuk e kanë mbështetur të miturën për t’u kujdesur për fëmijën e saj me argumentin se veçse nuk kanë mundësi financiare, djali i saj është fryt i një abuzimi.

“Më vjen keq që nuk munda ta mbaj fëmijën”, shprehet mes lotëve vajza që ka zënë një cep të dhomës thuajse bosh. Djali i saj tashmë 3 muajsh ndodhet në një qendër në Tiranë dhe 15- vjeçarja nuk ka mundur ta shohë më asnjëherë. Nga ana tjetër, gjendja e tyre ekonomike është e mjerueshme e si të mos mjaftonin këto, 15- vjeçarja nuk mund të vazhdojë jetën si bashkëmoshatarët e saj. Ajo rrëfen se nuk do ta falë fqinjin e saj.

Si u ndjeve pasi doli analiza e ADN-së, në të cilën vërtetohej se baba i fëmijës ishte fqinji Ligor Biba?

E morëm vesh para dy ditësh. Unë nuk kisha dyshime në atë që thosha, e di shumë mirë çfarë më ka ndodhur dhe çfarë kam përjetuar. Fjalët e mia u vunë në dyshim, por ja e vërteta doli.

M’u shkatërrua jeta, ndërsa tani dua vetëm drejtësi.

Si kanë qenë këto muaj për ty?

Nuk dal dot nga shtëpia nga turpi, nga frika, edhe pse faj nuk kam. Nuk shkoj më në shkollë. Djalin nuk mund ta mbaja, nuk e rrisja dot, nuk di çfarë të mendoj, nuk jam e qetë. Jeta ime është kthyer në një ankth.

Pse thua se ke frikë?

Familjarët e atij kanë ardhur këtu në shtëpi. Na kanë ofruar lekë, edhe 10 milionë na thanë iu japim vetëm faleni. Po unë s’kisha faj, ndaj s’kam si ta fal. U kam kërkuar të largohen sepse unë s’kam nevojë për ato lekë. Falje për atë që më bëri s’ka ndaj s’dua të më bezdisin më. Pavarësisht kësaj, ata kanë ardhur disa herë në shtëpi. Kam frikë se nëse shkoj në shkollë ose nëse dal në fshat, mund të kem probleme.

Po për fëmijën, si ndiheni?

Më vjen keq që e lashë, por s’kisha ç’bëja. Unë jam vetë e vogël dhe nuk mund ta rris. As prindërit e mi nuk munden ta mbajnë, pastaj unë atë fëmijë nuk e bëra me dëshirë (qan).

Çfarë pret tani nga drejtësia?

Thjesht që ai të mbajë përgjegjësi për atë që më bëri se asgjë nuk mund të më kthehet pas. Ato që u bënë u bënë, por dua që e vërteta të dihet dhe ai të dënohet. Unë nuk e fal dot, duhet të paktën të jem e qetë që t’i jepet dënimi që meriton. Çfarë të them më tepër…

Nëna e së miturës: Ne nuk do kujdesemi asnjëherë për foshnjën

Edhe familjarët e së miturës janë të tronditur nga rrjedha që ka marrë jeta e tyre, pasi bashkëfshatari i tyre përfitoi nga miqësia familjare për të abuzuar seksualisht me vajzën e tyre.  Nëna e 15- vjeçares, Lume Biba, apelon për drejtësi dhe dënimin e autorit.

“Na kanë ardhur disa herë familjarët e tij në shtëpi duke na kërkuar që ta falim, por unë nuk e fal. Nuk ka falje për turpin që na bëri dhe për çfarë i shkaktoi vajzës sime. Unë e denoncova dhe dua që ai të vuajë në burg për atë që ka bërë. Fëmijën e kemi çuar në jetimore në Tiranë… Ne nuk kemi asnjë detyrim, vajza ime nuk mbeti shtatzënë dhe as lindi nga dëshira, por nga turpi i tij, ndaj, ai nëse do, le t’i dalë për zot. Mua më shkatërroi jetën e vajzës dhe më solli shqetësime në familje, nuk po gjejmë dot paqe pa lëre varfërinë që e kemi mbi supe gjithë jetën. Dua vetëm drejtësi. Nderin e familjes dhe të vajzës nuk ma kthen asgjë”, shprehet Lume Biba.

Sipas saj, foshnja është fryt i turpit të Ligor Bibës dhe nëse do, mund të kujdeset ai për fëmijën, por ata asnjëherë nuk do të kujdesen për të. Mes varfërisë dhe gjendjes emocionale të rënduar, edhe 15-vjeçarja pohon se gjendja ekonomike e ka detyruar që ta lërë fëmijën e saj, ndërsa autorin nuk do ta falë kurrë.

Tre muaj më parë e mitura u bë nënë, ndërsa fëmijën e saj mundi ta mbajë shumë pak dhe u detyrua ta dërgojë në jetimore, pasi e kishte të pamundur të kujdesej për të e vetme./Burimi: Panorama

 

Etiketa: 15 vjecarja e perdhunuarfemijafryt i nje turpirrefehet e perlotur


Ju sugjerojmë

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
-U tha në Opinion

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

5 Qershor, 2025 9:52 pm
Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
-U tha në Opinion

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

5 Qershor, 2025 9:36 pm
Sherr mes të rinjve në Konispol, dy prej tyre në gjendje të rëndë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Burrel, 6 të lënduar nga përplasja e dy makinave

5 Qershor, 2025 8:23 pm
Vendosja e gabuar e tabelave të shpejtësisë, Islam Qibini: Shkak për aksidente
Aktualitet

Vendosja e gabuar e tabelave të shpejtësisë, Islam Qibini: Shkak për aksidente

5 Qershor, 2025 7:39 pm
Marrëveshja e sigurisë me Ukrainën,Hasani:Marrim përgjegjësitë në mbrojtje të rendit
Kryesore

Marrëveshja e sigurisë me Ukrainën,Hasani:Marrim përgjegjësitë në mbrojtje të rendit

5 Qershor, 2025 6:55 pm
Shteti rrezikon jetën e përdoruesve të makinave, vendosje e gabuar e tabelave
Aktualitet

Shteti rrezikon jetën e përdoruesve të makinave, vendosje e gabuar e tabelave

5 Qershor, 2025 4:32 pm
Goditja e grupeve kriminale/ SPAK, operacion të përbashkët me autoritetet finlandeze
Aktualitet

Shtyhet seanca për dosjen Metamorfoza, ja arsyeja

5 Qershor, 2025 4:15 pm
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Aktualitet

KAS “rrëzon” PD-në/Kërkoi përsëritjen e zgjedhjeve në Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër

5 Qershor, 2025 3:56 pm
Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës/ Rrugët që bllokohen sot e nesër në Tiranë
Aktualitet

Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës/ Rrugët që bllokohen sot e nesër në Tiranë

5 Qershor, 2025 3:48 pm
Veliaj: Ashensor në pallatin ku banon, për të moshuarit 100% financim nga Bashkia
Aktualitet

Veliaj: Ashensor në pallatin ku banon, për të moshuarit 100% financim nga Bashkia

5 Qershor, 2025 3:45 pm
Para
Benzema drejt Arsenal për 40 milionë euro

Benzema drejt Arsenal për 40 milionë euro

Foto/ Adelina Tahiri i jep fund beqarisë, martohet zyrtarisht

Adelina Tahiri mbulon me zemra bashkëshortin e saj milioner

Dëshira seksuale tek femrat dhe meshkujt

Presidenti ndalon seksin oral: Goja është për të ngrënë, do ta pësoni
















TE FUNDIT

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
5 Qershor, 2025

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka ofruar të enjten gatishmërinë e tij për forcim lidhjesh me Shtetet e Bashkuara, teksa ka...

Lexo më shumë

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
5 Qershor, 2025

Agron Shehaj, kryetari i Partisë Mundësia, i pyetur nëse rrezikon mandati i tij si deputet në qarkun e Tiranës, pas...

Lexo më shumë

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
5 Qershor, 2025

Në një deklaratë të fundit publike që po bën bujë në rrjetet sociale, Elon Musk ka hedhur akuza të rënda...

Lexo më shumë

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
5 Qershor, 2025

Ditë e sotme, KAS vendosi që të rinumërohen votat e Tiranës, pas kërkesës së kandidatit të PD, Asllan Dogjani. Për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com