InstaBIZ

15 vite më pas, çfarë do të ishin duke bërë sot personazhet e “Friends”


               Publikuar në : 15:21 - 19/09/19 |
el ida

Sot, “Friends”, një nga serialet më të pëlqyera dhe më të ndjekura feston 25-vjetorin e shfaqjes për herë të parë para publikut por sidoqoftë ka pak gjasa që seriali të rikthehet në ekran.

Kasti i aktorëve kanë hedhur poshtë vazhdimisht idenë e rikthimit duke thënë se seriali u mbyll aq bukur, sa çdo rikthim thjesht sa do t’u humbiste shkëlqimin.

“Shoh një makth sikur po e bëjmë sërish “Friends” dhe askush nuk do t’ia dijë më për ne. Bëjmë një sezon të plotë dhe askujt nuk i plas. Nëse më pyesin mua, unë do të them JO. Puna është se e mbyllëm aq bukur sa nuk e kalojmë dot atë që bëmë. Pse të kthehemi të bëjmë prapë një gjë që nuk bëhet dot më mirë?”, tha Matthew Perry, i njohur si Chandler.

Por a e keni imagjinuar ndonjëherë çfarë do të ishin duke bërë Chandler, Monica, Rachel, Ross, Joey dhe Phoebe 15 vite pasi i pamë për herë të fundit? Hamendësimet e   “Entertainment Weekly” për 6 shokët e pandashëm u bënë virale menjëherë sapo u publikuan.

Ross dhe Rachel

Këta të dy janë të divorcuar, sërish. Ashtu si në 10 vitet që dëshmuam, çifti vazhdon të ndahet dhe bashkohet, por aktualisht janë të ndarë. Rachel i vuri fajin Ross-it për faktin që hoqi dorë nga puna e ëndrrave në Paris, por ka hapur linjën e saj të veshjeve, kështu që nga ana profesionale është shumë në rregull. Ndërkohë, beqari Ross, me kohë të lirë plot, shkroi një libër mbi dinosaurët, por që nuk pati sukses për fat të keq. Vajza e tyre Emma është pranuar në Universitetin e Nju Jorkut, ndërsa djali i Ross-it, Ben, është bërë me shok të ri dhome: babain e tij.

Phoebe

Është ende e lidhur me Mike, në një lidhje të hapur. Pasi “Friends” u mbyll, ata nisën një karrierë muzikore së bashku nëpër lokale dhe restorante: Mike në piano dhe Phoebe vokaliste. Por, tekstet e veçanta të këngëvë të saj bënë që karriera të mbyllej shpejt. Phoebe iu kthye punës si masazhatore dhe një nga klientët e rregullt i ofroi një punë si menaxhere fushate zgjedhore. Ajo e refuzoi, por e frymëzuar dhe e tmerruar nga zgjedhjet, Phoebe iu fut politikës, duke fituar një vend në Dhomën e Përfaqësuesve.

Monica dhe Chandler

Lidhja e tyre është e pathyeshme. Monica ka hapur një kafene të vogël në zonën ku jeton, ndërsa Chandler është pa punë. Duke qenë se është shumë i lidhur me binjakët, Chandler po përjeton ankthin e ndarjes nga ata, edhe pse atyre u duhen edhe 3 vite që të shkojnë në kolegj. Gjithashtu, ata të dy ende e ruajnë dhomë mbi garazh për Joey-n, i cili e përdor më shumë seç duhet, duke marrë parasysh pozicionin që ka.

Joey

Pasi u kthye nga Los Angeles, Joey u betua se nuk do të largohej më kurrë nga Nju Jorku. Ai pati sukses me një serial që sot është në sezonin e tij të 12. Në serial Joey interpreton doktorin Drake Ramoray. Një beqar i përjetshëm, ai ka një vajzë të vogël me aktoren 25-vjeçare e cila në serial luan rolin e vajzës së Joey. Si prind i një vajze, Joey po mundohet shumë që të ndryshojë, por pa sukses deri tani./Opinion.al

Pas