Kronikë

15 vite burg për dhëndrin e ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini, vrau mikun e tij të ngushtë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:57 - 28/09/22 |
Opi Nion

Gjykata e Apelit Durrës e ka dënuar Sokol Sanxhaktari, dhëndri i kryebashkiakut Qazim Sejdini, me 15 vite burg për vrasjen e mikut të tij të ngushtë, Florian Lamçe.

Me tetë vite burg është dënuar Adriano Hajdari, i cili ka pasur rol ndihmues në krim. Të dy përfitojnë ulje të dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Përfundimisht, Sanxhaktari do të vuajë vetëm 10 vite nga dënimi i marrë, kurse Hajdari do të qëndrojë pas hekurave 5 vite e 4 muaj.

Vendimi i Apelit vjen pas dënimit të Gjykatës së Shkallës së Parë në Elbasan, e cila dha dënimin me 18 vite burg për Sanxhaktarin e Hajdarin, me kusht që të mos përfitojnë lirim me kusht. Po ky vendim u Apelua.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 30 korrikut të vitit 2020. Sanxhaktari, Lamçe e Hajdari po festonin të tre në një lokal ku po konsumonin alkool e lëndë narkotike. Por, gjatë natës, gjakrat u ndezën mes të rinjve.

Hajdari e Sanxhaktari e kanë goditur me karrige dhe e kanë rrahur në mënyrë makabre Lamçen. Më pas, ata e kanë dërguar Lamçen në spital, por përpjekja ka qenë e kotë, pasi Lamçe kishte ndërruar jetë.

Pas