Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

15 vende formojnë bllokun më të madh tregtar në botë

2020/11/16 at 7:49 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
15 vende formojnë bllokun më të madh tregtar në botë

Pesëmbëdhjetë vende kanë formuar bllokun më të madh tregtar në botë, duke mbuluar gati një të tretën e ekonomisë globale. Partneriteti Ekonomik Gjithëpërfshirës Rajonal (RCEP) përbëhet nga 10 vende të Azisë Juglindore, si dhe Koreja e Jugut, Kina, Japonia, Australia dhe Zelanda e Re.

Pakti shihet si një zgjerim i ndikimit të Kinës në rajon.

Marrëveshja përjashton Shtetet e Bashkuara, e cila u tërhoq nga një pakt rival tregtar Azi-Paqësor më 2017. Presidenti amerikan, Donald Trump tërhoqi vendin e tij nga Partneriteti Trans-Paqësor (TPP) menjëherë pasi mori detyrën.

Marrëveshja do të përfshinte 12 vende dhe u mbështet nga paraardhësi i tij, Barack Obama, si një mënyrë për të kundërshtuar ndikimin e Kinës në rajon.

Negociatat mbi RCEP filluan më 2012. Marrëveshja u nënshkrua të dielën në kuadër të një samiti të organizuar nga Vietnami.

“Unë jam i kënaqur të them se pas tetë vjet pune të vështirë, që nga sot, ne kemi sjellë zyrtarisht negociatat RCEP në një përfundim”, tha kryeministri i Vietnamit Nguyen Xuan Phuc.

Pastaj, zyrtarët me radhë nënshkruanin kopjet e marrëveshjes dhe i tregonin ato në kamera në samitin virtual. Udhëheqësit shpresojnë se marrëveshja do të ndihmojë në nxitjen e rimëkëmbjes nga pandemia e koronavirusit.

“Nën rrethanat aktuale globale, fakti që RCEP është nënshkruar pas tetë vjet negociatash sjell një rreze drite dhe shprese”, tha kryeministri kinez, Li Keqiang. Ai e përshkroi marrëveshjen si “një fitore të multilateralizmit dhe tregtisë së lirë”.

India ishte gjithashtu pjesë e negociatave, por ajo u tërhoq vitin e kaluar për shkak të shqetësimeve se tarifat më të ulëta mund të dëmtonin prodhuesit vendas.

Nënshkruesit e marrëveshjes thanë se India mund t’i bashkohet paktit në të ardhmen. Anëtarët e RCEP përbëjnë gati një të tretën e popullsisë së botës dhe përbëjnë 29% të prodhimit të brendshëm bruto.

Blloku i ri i tregtisë së lirë do të jetë më i madh se marrëveshja SHBA-Meksikë-Kanada dhe Bashkimi Evropian.

Ju sugjerojmë

Norvegjia do të hetojë zbulimet e dosjes Epstein
Bota

Norvegjia do të hetojë zbulimet e dosjes Epstein

6 Shkurt, 2026 7:49 pm
Sula kryeinspektor, Noka: Nga “o gjel deti pusho”, në “o gjel deti këndo”
Politikë

Sula kryeinspektor, Noka: Nga “o gjel deti pusho”, në “o gjel deti këndo”

6 Shkurt, 2026 7:22 pm
Këshilli mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, Qeveria propozon ish-ministrin
Aktualitet

Këshilli mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, Qeveria propozon ish-ministrin

6 Shkurt, 2026 6:04 pm
3 ditë në kërkim të bariut, dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit Vjosë
Kronikë

3 ditë në kërkim të bariut, dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit Vjosë

6 Shkurt, 2026 5:42 pm
Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Veliajt
Aktualitet

Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Veliajt

6 Shkurt, 2026 5:40 pm
Vendimi i qeverisë: E premtja pushim për administratën
Aktualitet

Qeveria rrit pagat e administratës, kategoritë që përfitojnë

6 Shkurt, 2026 5:06 pm
SHBA akuzon Kinën: Zhvilloi fshehurazi një test bërthamor, duhet traktat i ri
Bota

SHBA akuzon Kinën: Zhvilloi fshehurazi një test bërthamor, duhet traktat i ri

6 Shkurt, 2026 4:30 pm
Përplasje Greqi-Turqi, rriten tensionet në prag të takimit Mitsotakis–Erdogan
Bota

Përplasje Greqi-Turqi, rriten tensionet në prag të takimit Mitsotakis–Erdogan

6 Shkurt, 2026 3:24 pm
Trump publikon videon, Barack Obama dhe Michelle Obama si majmunë
Bota

Trump publikon videon, Barack Obama dhe Michelle Obama si majmunë

6 Shkurt, 2026 3:08 pm
Maqedonia e Veriut lehtëson sanksioneve ndaj Rusisë, heq ndalimin e fluturimit për ministrin, Lavrov
Bota

Lavrov akuzon Zelenskyn për atentatin ndaj gjeneralit:Përpjekje për të penguar paqen

6 Shkurt, 2026 2:04 pm
Para
Më pak se 20% e bizneseve kërkuan ristrukturim të kredive

Më pak se 20% e bizneseve kërkuan ristrukturim të kredive

Obama: Nuk do të jem pjesë e administratës “Biden”, do më braktiste gruaja

Obama: Nuk do të jem pjesë e administratës "Biden", do më braktiste gruaja

Arrestohet 43-vjeçari, nxirrte pllaka dekorative nga mali i Tomorrit

Arrestohet 43-vjeçari, nxirrte pllaka dekorative nga mali i Tomorrit

TE FUNDIT

Norvegjia do të hetojë zbulimet e dosjes Epstein

Norvegjia do të hetojë zbulimet e dosjes Epstein
6 Shkurt, 2026

Norvegjia duket se do të nisë një hetim ndaj ministrisë së saj të jashtme për lidhjet me ish-sulmuesin seksual amerikan Jeffrey...

Lexo më shumë

Sula kryeinspektor, Noka: Nga “o gjel deti pusho”, në “o gjel deti këndo”

Sula kryeinspektor, Noka: Nga “o gjel deti pusho”, në “o gjel deti këndo”
6 Shkurt, 2026

Pas emërimit të Dashnor Sulës si kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD. Përmes një postimi në Facebook,...

Lexo më shumë

Këshilli mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, Qeveria propozon ish-ministrin

Këshilli mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, Qeveria propozon ish-ministrin
6 Shkurt, 2026

Këshilli i Ministrave i ka propozuar Kuvendit dy anëtarët për këshillin mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Dy emrat janë ish-ministri...

Lexo më shumë

3 ditë në kërkim të bariut, dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit Vjosë

3 ditë në kërkim të bariut, dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit Vjosë
6 Shkurt, 2026

Që prej datës 3 shkurt , fati i bariut Ylli Dine, 65 vjeç, mbetet i panjohur. Sipas dyshimeve paraprake, ai...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com