5 persona janë shoqëruar nga policia e Lezhës në përpjekje për të zbardhur grabitjen e një supermarketi pranë kryqëzimit të Tales në superstradën Lezhë-Laç. Mes tyre janë punonjësit e supermarketit dhe disa të tjerë që dyshohet të kenë dijeni për ngjarjen. 5 autorët që ishin të veshur si punonjës policie të ndërhyrjes së shpejtë kanë arritur të marrin xhiron ditore të biznesit, rreth 2 milion lekë të reja dhe disa steka me cigare.