Aktualitet

15 makina të sekuestruara i shtohen flotës së policisë, një prej tyre e blinduar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:27 - 21/03/22 |
Opi Nion

15 automjete, prodhime të viteve të fundit, njëri prej tyre i blinduar, të sekuestruara gjatë operacioneve policore për goditjen e krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme, i janë shtuar flotës së automjeteve të Policisë së Shtetit, gjatë 5 muajve të fundit.

Pas konfiskimit, çdo pasuri e përfituar në mënyrë të paligjshme do të vendoset në përdorim të Policisë së Shtetit.

Njëri prej këtyre automjeteve i ka kaluar Drejtorisë së Policisë Rrugore, automjet i shpejtë që do t’u vijë në ndihmë shërbimeve të Policisë Rrugore, bashkë me mjetet inteligjente dhe logjistikën bashkëkohore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, ndërsa automjetet e tjera të sekuestruara u kanë kaluar strukturave të tjera të Policisë së Shtetit, që kanë specifika të veçanta shërbimi.

Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht, në bashkëpunim të ngushtë me agjencitë ligjzbatuese dhe partnerët, për të luftuar me vendosmëri krimin e organizuar dhe korrupsionin, si dhe për të sekuestruar pasuritë që rrjedhin nga veprimtaria kriminale./Opinion.al

 

Pas