Policia e Gjirokastrës ka arrestuar pasditen e së dielës një qytetar, në mjetin e të cilit është gjetur lëndë narkotike, e dyshuar e tipit kanabis.
34-vjeçari është përpjekur të kalonte përmes pikës së Kakavijës për në Greqi, duke menduar se do të shfrytëzonte konfuzionin dhe radhët e krijuara nga qytetarët.
Ai është ndalur nga policia në kthesën e fshatit Jorgucat dhe pas kontrollit të zhvilluar në automjetin Mercedez-Benz, u zbuluan 15 kg lëndë narkotike, e cila u sekuestrua./Opinion.al