Kronikë

144 aksidente vetëm në Gusht, cilat janë akset më problematike në vend


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:29 - 24/08/20 |
el ida

Rikthimi i emigrantëve dhe lëvizja e qytetarëve për pushime, ka shtuar numrin e aksidenteve në vend gjatë muajit Gusht. Brenda 24 ditëve në vendin tonë kanë ndodhur 144 aksidente rrugore, ku fatkeqësisht kanë humbur jetën 17 persona.

Shifra të larta mbeten edhe të atyre që kanë ngelur me pasoja të rënda nga aksidentet, ku 11 kanë marrë dëmtime serioze që u kanë lënë pasoja në trup. Numri i aksidenteve dhe i atyre që kanë humbur jetën është më i lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Akset me problematike, të cilësuara shpesh edhe si njolla të zeza, mbeten Lezhë-Shkodër, Fushë Krujë-Milot, Peqin-Elbasan dhe Levan-Tepelenë.

Një tjetër fenomen është vënë në disa prej aksidenteve që kanë ndodhur kohët e fundit, numri i lartë i personave që ndodhen në makina, përtej kapaciteteve që ka mjeti.

Policia thotë se për shkak të numrit të lartë të aksidenteve ka shtuar kontrollet dhe ndëshkimet për shkelësit  në disa nga akset me fluksin më të madh të automjeteve./ Burimi: Tv Klan

Pas