Aktualitet

Te shtena ne Kolorado, plagosen 4 police


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 00:38 - 28/11/15 |
b.f

Katër oficerë policie janë plagosur në një incident me armë zjarri në qytetin Kolorado Springs të Shteteve të Bashkuara.  Një numër ende i panjohur civilësh mund të jenë plagosur, ka deklaruar për mediat lokale një zyrtare e policisë.  Forcat e rendit deklarojnë se autori i të shtënave, të cilat ata i cilësojnë si “breshëri aktive”, është ende në kërkim.

Ngjarja është verifikuar në një klinikë mjekësore, por ende nuk dihet nëse ka qenë ndërtesa në fjalë shënjestër e autorit.  Forcat e policisë u kanë thënë tregtarëve dhe shitësve në zonën përreth që të qëndrojnë të mbyllur deri në një urdhër të dytë.

 

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas