Aktualitet

140 milionë euro mashtrim, kinezi kundërshton ekstradimin në Kinë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:24 - 12/09/22 |
Opi Nion

32-vjeçari kinez Liangbin Chen i liruar nga Gjykata e Tiranës pak ditë më parë, do të kundërshtojë ekstradimin drejt Kinës.  Kinezi do ta refuzojë ekstradimin bazuar në një vendim të Parlamentit Europian të datës 9 qershor të këtij viti, që pezullon të gjitha marrëveshjet e ekstradimit me Kinën dhe Hong-Kongun.

Chen ndodhet në masën e “arrestit në shtëpi”  dhe është vendosur në një banesë në Lundër. Lirimi i tij nga qelia u bë bazuar në një akt-ekspertimi mjekësor, sipas të cilit, 32-vjeçari vuan nga probleme shëndetësore.

32-vjeçari u arrestua në Shqipëri në korrik të këtij viti për llogari të autoriteteve kineze.  Ai dyshohet se përmes mashtrimit kompjuterik ka vjedhur shumën prej 140 mln eurosh.

Ndërkohë mësohet se Chen ka hequr dore nga shtetësia kineze që nga viti 2018 dhe mban pasaporte kamboxhiane./Opinion.al

Pas