Një vajzë 14-vjeçare qëlloi për vdekje një nxënës dhe plagosi pesë fëmijë të tjerë ditën e sotme.
Më pas, e mitura vrau veten në një shkollë në qytetin rus të Bryansk.
“Sipas të dhënave paraprake të hetimit, një vajzë 14-vjeçare shkoi në shkollë me një armë gjahu dhe hapi zjarr ndaj shokëve të klasës”, tha në një deklaratë Komiteti Hetues i Rusisë.
Hetuesit po punonin për të përcaktuar motivin, thuhet në deklaratë.
Guvernatori i rajonit Alexander Bogomaz e quajti atë një “tragjedi të tmerrshme”. Ai tha se pesë personat e plagosur ishin të gjithë fëmijë me lëndime të lehta ose mesatare.
Thuhet se ajo ishte gjithashtu e armatosur me një thikë gjuetie, të cilën e kishte vendosur në çizmen e saj të djathtë.