Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

14 vjeçari fshehu pistoletën me 130 fishekë afër banesës në Vlorë, arrestohet për armëmbajtje pa leje

2024/12/13 at 10:27 AM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Arrestohet ish-drejtori i policisë së Tiranës dhe 11 persona të tjerë

Gjatë dy javëve të fundit, dhjetëra prindër dhe mësues në qarkun Vlorë kanë ndarë shqetësime dhe informacione me Policinë lidhur me sigurinë e fëmijëve të moshës 12-18 vjeç, duke ndihmuar në parandalimin e ngjarjeve kriminale.

Një rast konkret përfshinte një 14-vjeçar që mbante të fshehur një pistoletë me 130 fishekë në një motomjet pranë banesës. Policia e Vlorës ndërhyri falë bashkëpunimit me prindërit, psikologët dhe punonjësit socialë. Adoleshenti u arrestua për armëmbajtje pa leje dhe hetimet vazhdojnë për identifikimin e personit që i dha armën.

Policia nxit qytetarët dhe stafet pedagogjike të bashkëpunojnë dhe fton denoncimin e rasteve të paligjshmërisë me garancinë e anonimatit dhe reagimin e shpejtë. Këto veprime pasqyrojnë përkushtimin për të rritur sigurinë në komunitet, me mbështetje nga Prokuroria e Vlorës.

Drejtori i policisë së Vlorës Elidon Çela: Dua tju bëj me dije, gjatë dy javëve të fundit, dhjetëra prindër dhe pjestarë të stafeve pedagogjike të qarkut Vlorë kanë kontaktuar Policinë, duke ndarë shqetësime dhe informacione mbi aktivitetet dhe sigurinë e fëmijëve të tyre, kryesisht të moshave 12 deri në 18 vjeç. Këto informacione kanë qenë të vlefshme dhe kanë ndihmuar në orientimin e veprimeve tona parandaluese.

Një shembull konkret është rasti i një 14-vjeçari, ku, falë informacionit të siguruar dhe punës profesionale nga Policia e Vlorës, ditën e djeshme është bërë e mundur që, nëpërmjet një fotografie të gjetur në celularin e tij dhe pas një pune profesionale me psikolog, prind dhe punonjës social, të gjendej e fshehur në një motomjet pranë një banese një armë zjarri pistoletë me rreth 130 copë fishekë luftarakë, të cilat I kishte fshehur ky 14-vjeçar. Nga ana jonë vijon puna intensive për të identifikuar personin që ia ka dhënë armën këtij 14-vjeçari, i cili u arrestua për armëmbajtje pa leje.

Përfitoj nga rasti që t’i falënderoj të gjithë prindërit dhe stafet pedagogjike që kanë ndarë shqetësimet dhe informacionet e tyre me Policinë. Kontributi i tyre është një shembull i rëndësishëm i bashkëpunimit për rritjen e sigurisë së fëmijëve në rrugë dhe shkollë. Ftoj të gjithë qytetarët që të vazhdojnë këtë bashkëpunim, duke denoncuar rastet e paligjshmërisë, me garancinë e anonimatit të plotë dhe një reagim të menjëhershëm e profesional nga strukturat e Policisë së Qarkut Vlorë.

Këto veprime parandaluese dhe operacionale të njëpasnjëshme janë dëshmi e përkushtimit e strukturave të Policisë Vlorë, falë dhe bashkëpunimit me qytetarët dhe mbështetjen maksimale nga Prokuroria e Vlorës, për të goditur aktivitetet kriminale me qëllim rritjen akoma më shumë të parametrave të sigurisë së jetës dhe pronës së qytetarëve.

Ju sugjerojmë

“Ku i gjete paratë për operacionin?” Transgjinorja përgjigjet në Opinion
-U tha në Opinion

“Ku i gjete paratë për operacionin?” Transgjinorja përgjigjet në Opinion

10 Nëntor, 2025 11:09 pm
Transgjinorja flet në Opinion: Më futën me 4 meshkuj në dhomë, më mbajtën pa dëshirë
-U tha në Opinion

Transgjinorja flet në Opinion: Më futën me 4 meshkuj në dhomë, më mbajtën pa dëshirë

10 Nëntor, 2025 11:07 pm
“Në gjendje civile jam mashkull”, transgjinorja Luana: Të ndryshohet ligji
-U tha në Opinion

“Në gjendje civile jam mashkull”, transgjinorja Luana: Të ndryshohet ligji

10 Nëntor, 2025 10:49 pm
Sherri në Këshillin Bashkiak në Pogradec, arrestohet qytetari që goditi punonjësin
Kronikë

Arrestimi i 27-vjeçarit pas sherrit në Bashkinë e Pogradecit, banorët në protestë

10 Nëntor, 2025 10:13 pm
Truri pas fitores së Mamdanit, gruaja që përmbysi çdo rregull të politikës amerikane
Bota

Truri pas fitores së Mamdanit, gruaja që përmbysi çdo rregull të politikës amerikane

10 Nëntor, 2025 9:49 pm
Covid-19 përhapet në të gjithë Finlandën, regjistrohen 200 raste në javë
Bota

Covid-19 përhapet në të gjithë Finlandën, regjistrohen 200 raste në javë

10 Nëntor, 2025 9:07 pm
Humbi thellë përballë kandidates së PS, Dionis Sota: Ky është vetëm fillimi…
Politikë

Humbi thellë përballë kandidates së PS, Dionis Sota: Ky është vetëm fillimi…

10 Nëntor, 2025 8:32 pm
Vetëm 20 ditë në burg, lirohet ish-Presidenti francez Nicolas Sarkozy
Bota

Vetëm 20 ditë në burg, lirohet ish-Presidenti francez Nicolas Sarkozy

10 Nëntor, 2025 8:02 pm
Sherri në Këshillin Bashkiak në Pogradec, arrestohet qytetari që goditi punonjësin
Kronikë

Sherri në Këshillin Bashkiak në Pogradec, arrestohet qytetari që goditi punonjësin

10 Nëntor, 2025 7:59 pm
Kandidati i opozitës pas humbjes në Mat: Nuk u përkula, luftova për dinjitet
Politikë

Kandidati i opozitës pas humbjes në Mat: Nuk u përkula, luftova për dinjitet

10 Nëntor, 2025 7:13 pm
Para
Goditet grupi kriminal ukrainas në Vlorë/ Rekrutonin shpërndarës droge në vendet e BE-së, 4 të arrestuar

Goditet grupi kriminal ukrainas në Vlorë/ Rekrutonin shpërndarës droge në vendet e BE-së, 4 të arrestuar

Gjykata refuzon kërkesën e Suel Çelës për heqjen e masës “arrest me burg”

Gjykata refuzon kërkesën e Suel Çelës për heqjen e masës “arrest me burg”

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani/  Del rezultati i aktekspertimit të thikës, çfarë u zbulua në gjurmët e gjakut

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani/ Del rezultati i aktekspertimit të thikës, çfarë u zbulua në gjurmët e gjakut

TE FUNDIT

“Ku i gjete paratë për operacionin?” Transgjinorja përgjigjet në Opinion

“Ku i gjete paratë për operacionin?” Transgjinorja përgjigjet në Opinion
10 Nëntor, 2025

Luana, transgjinorja e ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan thotë se ka ndryshuar gjininë nga mashkull në femër. Ndryshimi...

Lexo më shumë

Transgjinorja flet në Opinion: Më futën me 4 meshkuj në dhomë, më mbajtën pa dëshirë

Transgjinorja flet në Opinion: Më futën me 4 meshkuj në dhomë, më mbajtën pa dëshirë
10 Nëntor, 2025

Transgjinorja Luana Myrto ishte e ftuar në emisionin “Opinion” ku ka folur në lidhje me rrugëtimin e saj, që nga momenti...

Lexo më shumë

“Në gjendje civile jam mashkull”, transgjinorja Luana: Të ndryshohet ligji

“Në gjendje civile jam mashkull”, transgjinorja Luana: Të ndryshohet ligji
10 Nëntor, 2025

Aprovimi i ligjit për barazinë gjinore ka ndezur një debat të fortë publik. Si temë e mbrëmjes në emisionin “Opinion” në Tv...

Lexo më shumë

Arrestimi i 27-vjeçarit pas sherrit në Bashkinë e Pogradecit, banorët në protestë

Sherri në Këshillin Bashkiak në Pogradec, arrestohet qytetari që goditi punonjësin
10 Nëntor, 2025

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur këtë të hënë në ambientet e Bashkisë së Pogradecit, ku gjatë një mbledhjeje të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com