Kryesore

14 pikat e presidentit,Meta: Ia kam dërguar platformën Ramës që më 8 prill


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:22 - 22/05/20 |
el ida

Presidenti, Ilir Meta bëri të ditur se që me 8 prill i ka dërguar Ramës platformën për për të unifikuar qëndrimin e të gjitha palëve politike me synimin e vetëm integrimin evropian, por nuk ka marrë një përgjigje prej tij.

“Pas ngjarjes tepër tronditëse të shembjes jo thjeshtë të teatrit, por edhe të shtetit ligjor në Shqipëri, dua të them se kam bërë çdo përpjekje jo vetëm për të menaxhuar sa më mirë si shtet, pavarësisht nga problemet, situatën e pandemisë, por edhe për të krijuar një klimë sa më pozitive në mënyrë që të mos harronim provimin e qershorit.

Duke qenë se ky është një objektiv mbarëkombëtar kam bërë çdo gjë për një klimë sa më pozitive. Për këtë arsye, që më 8 prill i kam nisur Ramës platformën, të cilën po e bëj sot publike, të cilën ua kam paraqitur të gjithë përfaqësuesve ndërkombëtarë. Nuk kam marrë asnjë përgjigje”, u shpreh Meta në një konferencë për mediat./Opinion.al

Pas