Autoritetet shqiptare kanë vendosur të ekstradojnë drejt Francës shtetasin turk Faruk Baybasin, i cili u arrestua pak kohë më parë në Tiranë.
53-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga drejtësia franceze, pasi akuzohej për trafik heroine, ndërsa ishte dënuar më parë në Francë me 30 vite burg.
“Nuk kam shkelur në Francë, dua të përballem me autoritetet”, ka thënë Baybasin ndërsa ka dhënë pëlqimin e tij për ekstradim drejt Francës. Banda, ku bënte pjesë turku, kishte trafikuar 14 miliardë euro drogë./ Opinion.al