Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me vendimin e djeshëm të Këshillit të Ministrave, që shpalli zyrtarisht Park Kombëtar, lumin Vjosa, lumin e fundit të egër në Evropë.
Kreu i qeverisë në një postim në “Facebook”, ka uruar Ditën e Verës që përkon me Ditën Botërore të Veprimit për Lumenjtë, ndërsa thotë së 14 Marsi na ka gjetur me veprimin më kuptimplotë për mbrojtjen e Vjosës.
“14 Marsi, Dita e Verës por edhe Dita Botërore e Veprimit për Lumenjtë na gjen me veprimin më kuptimplotë për mbrojtjen e Vjosës, lumit të fundit të egër në Europë, tanimë zyrtarisht PARK KOMBËTAR”, ka shkruar Kryeministri Rama në Facebook.