Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka folur lidhur me arsyet se përse në bashkinë e Vlorës, ndryshe nga bashkitë e tjera, u mbajt një proces zgjedhor brenda anëtarëve të PS për të zgjedhur kandidatin që do t’i përfaqësonte në zgjedhjet e 14 majit.
Gjatën gjatë një interviste për “A2”, Gjiknuri është shprehur se në Vlorë PS ka një dominancë absolute dhe për shkak të investimeve dhe vëmendja ishte e madhe dhe po ashtu dhe interesi i qytetarëve.
Për këtë arsye, sipas Gjiknnurit, është dashur dh mbështetja e degës së PS së Vlorës për të përcaktuar kandidatin, Ermal Dredha.
“Vlora ka një karakteristikë ndryshe dhe unë e njoh mirë. Shumë njerëz dhe anëtarë të PS për shkak të dominancës absolute dhe investimeve serioze që ka bërë qeveria në këtë bashki, që e ka transformuar, e ka bërë interesin maksimale. Kështu që në pikëpamjen e përzgjedhjen është dashur elementi i mbështetjes lokale. Në Vlorë pati një ngushtim të garë. Fate Velaj kishte kohë që kishte nisur fushatën, por edhe zoti Ermal Dredha vinte si një diplomat që mund të sillte një dimension tjetër dhe garancinë për vijueshmërinë e punëve të mira aty. Vlora ka rezultatin më të thellë nga pikëpamja politike. Në zgjedhjet e fundit bashkia Vlorë ka rezultate të thella”, tha Gjiknuri.