Enkelejd Alibeaj ka folur për mediat pas tre orësh mbledhje me grupin parlamentar dhe kryesisë së PD që njihet prej tij.
Duke mos dhënë emra konkret, Alibeaj theksoi se PD do të marrë pjesë në zgjedhje me kandidatët që do të propozohen nga kryesia.
Deputeti i PD tha se në mbledhje është diskutuar lidhur me emrat e kandidatëve për kryetar bashkie në zgjedhjet e 14 majit, por nuk zbuloi emra.
“Do të kemi edhe nesër mbledhje të Kolegjit të kryetarëve. Sot është diskutuar në lidhje me procesin e miratimit të kandidaturave për “lokalet”. Kjo javë do ketë mbledhje çdo ditë, pa lënë mënjanë aksionin opozitar në Parlament. Diskutimi sot ishte për emrat për kandidatët për këshilltarë dhe kryetarë bashkie. Procesi është një proces në vijim”, tha Alibeaj.