Kronikë

135 persona të arrestuar në një javë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:13 - 25/12/22 |
Opi Nion

Policia e Shtetit ka bërë bilancin e një jave punë. Gjatë këtij harku kohor, janë finalizuar 16 operacione policore, janë vënë në pranga 135 shtetas dhe janë kapur 6 persona në kërkim, autorë të dyshuar të veprave të ndryshme penale.

Policia Shqiptare dha kontributin e saj, në finalizimin e megaoperacionit ndërkombëtar “Shield”, të koordinuar nga Europol, me fokus goditjen e trafikimit të barnave të falsifikuara dhe të substancave të rrezikshme për shëndetin.

Gjatë periudhës prill-tetor, 2022, Policia e Shtetit finalizoi 6 faza të këtij megaoperacioni, si rezultat i të cilave u vunë në pranga 14 shtetas dhe u sekuestruan medikamente me vlerë mbi 100 000 euro.

Në fushën e narkotikëve, në të gjithë vendin janë goditur 42 raste, të cilat kanë rezultuar me sekuestrimin e rreth 85 kg lëndë narkotike kanabis dhe të dhjetërave dozave drogash të forta.

Finalizimi i operacionit “Hamil”, në Fier, solli vënien në pranga të pronarit dhe pasagjerit të një automjeti “Audi Q7”, me të cilin transportoheshin 3 thasë me lëndë narkotike kanabis, me peshë rreth 85 kg.

Në Durrës dhe në Lezhë u goditën raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike kanabis dhe kokainë, në doza. Për këtë veprimtari penale u vunë në pranga 3 shtetas dhe u sekuestruan dhjetëra doza lëndësh narkotike.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë goditur 25 raste, si rezultat i të cilave janë sekuestruar 5 armë zjarri, municion luftarak, armë të ftohta dhe sende të forta.

Si rezultat i operacioneve “Flagranca” dhe “Muzgu”, në Krujë dhe në Lezhë, u vunë në pranga 2 shtetas të cilët mbanin pa leje, 2 armë zjarri pistoleta.

Në kuadër të operacionit “Lusen”, të zhvilluar në Kukës, u parandalua një ngjarje e rëndë kriminale në familje dhe u sekuestrua një armë zjarri që mbahej pa leje, në banesën e kësaj familjeje.

Në Lezhë, si rezultat i operacionit “Fundviti” u identifikuan dhe u vunë në pranga, 2 autorët e dyshuar të plagosjes së rëndë, për shkak të detyrës, të një punonjësi të OSHEE.

Në të gjithë vendin janë goditur 31 raste në fushën e krimeve ekonomike, 24 raste vjedhjesh dhe 6 raste të organizimin të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Në Kakavije dhe në Port Durrës, u finalizuan operacionet “Vigjilje” dhe “Artikujt”, për goditjen e kontrabandës, si rezultat i të cilëve u vunë në pranga 1 doganier dhe 2 shtetas që transportonin mallra të ndryshme të kontrabanduara.

Nga DVP Tiranë u finalizuan operacionet “Falsifikimi” dhe “Saga”, të cilat rezultuan me vënien në pranga të 3 shtetasve të cilët kishin përshtatur një ambient për falsifikimin e dokumenteve të ndryshme, dhe të 2 shtetasve të tjerë që u vidhnin sendet personale, qytetarëve, duke i kërcënuar me mjete prerëse (thika).

Nga DVP Elbasan u finalizua operacioni “Shuma” që rezultoi me vënien në pranga të një 26-vjeçari, pasi kanosi me armë zjarri, një shtetas tjetër, për dhënien e 3000 eurove.

Në vijim të angazhimit nga strukturat e Policisë, në bashkëpunim me agjencitë e tjera shtetërore, janë goditur 6 raste të krimeve mjedisore dhe janë trajtuar ligjërisht 35 raste të dhunës në familje.

Nga shërbimet e Policisë Rrugore, gjatë kësaj jave janë pezulluar në total 581 leje drejtimi, nga të cilat: 472 për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara, 42 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 66 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Pas